Çmimi i naftës kap shifra rekord, sot u shit 260 lekë për litër

9 Mars 2022 | 12:17

Çmimet e naftës kanë shënuar një tjetër rritje mëngjesin e sotëm, duke arritur në nivele rekord prej gati 260 lekë për litër.

Në pikat e karburanteve në vend, një litër naftë shitet me 260 lekë, nga 230 lekë ditën e djeshme.

Brenda një javë, që nga e enjtja e javës së kaluar, çmimi i naftës është rritur 4 herë. Në krahasim me mesataren prej 170 lekë për litër që ishte gjatë vitit 2021, nafta në vend është shtrenjtuar me gati 50%.

Ndërkohë, pas paralajmërimit që ka dha dje për energjinë elektrike, kryeministri Edi Rama ka shpjeguar sot se përse Shqipëria është e detyruar të blejë energji.

Rama thotë se për shkak të luftës në Ukrainë, çmimi në bursat ndërkombëtare po rritet. Kryeministri shprehet se buxheti i shtetit po përballon gjithë kostot duke mos ndikuar në faturat e familjarëve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026