Ukraina ndalon eksportin e drithërave

9 Mars 2022 | 12:56

Qeveria ukrainase do të ndalojë eksportet e mallrave kryesore bujqësore, duke përfshirë grurin, misrin, thekrën, elbin, kripën dhe mishin, sipas një rezolute të kabinetit të publikuar të mërkurën raporton CNN.

Ministri i Politikës Agrare dhe Ushqimit të Ukrainës, Roman Leshchenko tha se hapat ishin ndërmarrë “për të parandaluar një krizë humanitare në Ukrainë” dhe “për të përmbushur nevojat e popullatës për produkte ushqimore kritike”.

Ukraina është një nga furnizuesit më të mëdhenj të produkteve bujqësore në Evropë, sipas të dhënave nga Komisioni Evropian.

Rusia dhe Ukraina janë përgjegjëse për pothuajse 30% të eksporteve botërore të grurit, sipas Gro Intelligence, kompani analitike e të dhënave bujqësore.

Ky vendim pritet të çojë deri tek mungesa të drithërave dhe rritjen e çmimit të produkteve kryesore, përfshirë bukën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbyllet përkohësisht Dogana e Kapshticës të hënën, shkak greva e punonjësve grekë. Oraret kur bllokohet lëvizja

Pika doganore e Kapshticës do të pezullojë përkohësisht punën ditën e hënë, më 27 korrik. Shkak për këtë ndërprerje është bërë një grevë e paralajmëruar...
16:19 | 26/07/2026

Parlament dhe protestë në Tiranë, priten tensione. Mobilizohet Policia

E hëna pritet të rikthejë tensionin politik në qendër të Tiranës. Kuvendi i Shqipërisë do të mblidhet paradite në seancë plenare, për caktimin e anëtarëve...
16:11 | 26/07/2026

Zjarr i përmasave të mëdha në pyllin e Sodës, rrezikohen sipërfaqe pyjore (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e kësaj të diele pyllin e Sodës, pranë rrugës që të çon drejt plazhit të Zvërnecit,...
16:01 | 26/07/2026