Rama: Bord Kombëtar për kontrollin e çmimit të naftës

10 Mars 2022 | 18:40

Kryeministri, Edi Rama përmes një dalje në Facebook ka reaguar për protestat që po mbahen prej dy ditësh në disa qytete të vendin por edhe para kryeministrisë për rritje e naftës.

Rama thotë se nafta dhe energjia që prodhon vendi nuk përmbush nevojat. Gjithashtu duke iu referuar naftës, ia tha se ajo nuk është e përshtatshme për makinat.

“Nafta e vendit është e rëndë dhe përdoret kryesit për bitum. Energjia që prodhojmë as në stinën e reshjeve të shiut nuk plotëson të gjitha nevojat”, u shpreh Rama.

Kreu i qeverisë deklaroi se çmimi i naftës dhe energjisë elektrike është ndikuar nga lufta në Ukrainë. Kryeministri u shpreh se nuk do të ketë rritje për çmimin e energjisë pavarësisht se një gjë e tillë ka ndodhur në vendet e rajonit.

“Nuk mund të rrisim energjisë dhe të ulim naftës sepse energjia i prek të gjithë. Fermerët e marrin naftën pa taksa. Duke mbrojtur çmimin e energjisë, ne i mbrojmë të gjithë”, tha Rama duke shtuar se ky është një shërbim që ofrohet nga shteti dhe jo nga privati siç ndodh me naftën.

“Nafta është një mall në tregun e lirë dhe qeveria ka hequr dorë nga kontrolli i çmimit të tregut që prej vitit 1990. Shteti nuk cakton çmimet e mallrave. Shtetit nuk vendos dot dhe nuk imponon dot çmime”, shtoi kryeministri.

Drejtuesi i Këshillit të Ministrave tha se brenda javës qeveria do të hartojë një plan masash për krizën e rritjes së çmimeve.

“Brenda 48 orësh do të hartohet plani i masave. Unë nuk fle edhe kur të gjitha ata që na japin këto receta të gatshme shkojnë të flejë”, theksoi Rama.

Një nga masat tha Rama do të jetë krijimi i një Bordi Kombëtar që bashkë me kompanitë e tregtimit të naftës do të bëjë transparencë të çmimit të naftës. Vendimi pritet të merret gjatë ditës së premte.

“Do të ndalojmë spekulimet me rritjen e naftës, me një akt normativ, një bord kombëtar të administrimit të karburantit, ku do të flitet për të gjitha hapat. Do përcaktojmë masa drastike për çdo furnizues që shkel vendimet e marra në një tryezë të përbashkët mes furnitorëve dhe qeverisë”, tha Rama.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026