Hakerët shkaktojnë ndërprerjen e internetit në Ukrainë
Një shërbim interneti në Ukrainë u ndërpre nga hakerët të enjten, ndërsa inxhinerët janë ende duke punuar për ta kthyer në funksion.
Nuk ishte menjëherë e qartë se kush e kreu hakimin. Kompania nuk fajësoi në mënyrë të drejtpërdrejtë hakerat rusë për incidentin, por tha se “armiku” ishte përgjegjës, një term që zyrtarët ukrainas e kanë përdorur për t’iu referuar Rusisë gjatë luftës.
“Kjo është hera e dytë që nga fillimi i luftës që ne kemi vuajtur nga një sulm hakeri në nyjet kryesore të rrjetit,” deklaroi Triolan, një kompani interneti me klientë në qytete të Ukrainës si Kiev, Kharkiv dhe Dnipro.
Triolan tha të enjten se 70% e “nyjeve” të rrjetit që mbështesin shërbimet e internetit u rivendosën.
Sulmet kibernetike kanë luajtur një rol mbështetës në luftën në Ukrainë, me hakimet në faqet e internetit dhe agjencitë e qeverisë ukrainase që ndodhën disa orë përpara se tanket ruse të kalonin kufirin.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 14:03 Dallgë të mëdha dhe erë e fortë në Vlorë, ngrihet flamuri i kuq në plazhe (VIDEO)
- 13:33 Rama reagon sërish për protestuesit: Kontrata ime me 800 mijë shqiptarë, jo me ata që kërkojnë dorëheqjen
- 13:27 Sulmi në “Krenarinë e Berlinit”, reagon Rama: Solidaritet me Gjermaninë, dënojmë dhunën
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës