2.5 mijë refugjatë ukrainas do të pranohen në Gjermani
Gjermania do të pranojë 2.500 refugjatë që kanë ikur në Moldavi nga Ukraina, tha të shtunën Ministrja e Jashtme, Annalena Baerbock.
Numri i refugjatëve që janë larguar nga Ukraina që kur Rusia nisi pushtimin e saj më 24 shkurt, tani arrin në më shumë se 2.5 milionë dhe disa qytete në Evropën Lindore nuk ka vend për strehim.
Baerbock, duke folur pas takimit me homologun e saj moldav në Kishinau, tha se Gjermania ishte e përkushtuar të ndihmonte fqinjët e Ukrainës të kujdeseshin për refugjatët dhe një korridor do të ngrihej përmes Rumanisë për të sjellë njerëzit në Gjermani, kryesisht me autobus.
Më shumë se 270.300 njerëz kanë kaluar në Moldavi nga Ukraina dhe rreth 105,000 prej tyre kanë qëndruar.
Në Gjermani, deri më tani janë regjistruar rreth 109.183 refugjatë, tha të premten Ministria e Brendshme dhe gjermanët kanë ofruar deri në 300.000 shtëpi private për t’i strehuar ata.
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 13:10 Horror në Michigan, gjashtë fëmijë mes 8 viktimave pas të shtënave me armë dhe zjarrit në banesë
- 12:58 Ekspozita “Elbasani në Shekullin XX”, fotografitë që rikthejnë kujtesën e qytetit të vjetër
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor