Kryeministri Philippe: Francezët do të mund të shkojnë me pushime në korrik dhe gusht

14 Maj 2020 | 14:58

“Francezët do të kenë mundësi të shkojnë me pushime në muajt korrik dhe gusht, pavarësisht pandemisë së coronavirus” kështu u shpreh të enjten kryeministri i Francës Edouard Philippe teksa shtoi se do të ketë disa kufizime lokale, në varësi të zhvillimeve të virusit.

Qytetarët e Francës do të mund të rezervojnë pushimet e tyre pasi industria e turizmit ka premtuar se ata do të rimbursohen, nëse situata përkeqësohet.  

Kryeministri Philippe prezantoi një fond masiv prej 18 miliardë eurosh për sektorin e turizmit. “Është e paprecedentë, masive dhe e nevojshme”, u shpreh kryeministri.  

“Turizmi po përjeton situatën më të keqe në historinë moderne, ndërkohë që ky sektor është ndër thesaret e ekonomisë franceze”, tha Philippe. “Ndaj mbrojtja e tij është një prioritet kombëtar”.

Hotelet, restorantet dhe agjencitë turistike në Francë qëndrojnë të mbyllura që nga mesi i marsit por deri më tani kanë marrë 6.2 miliardë euro në ndihma shtetërore dhe kredi. 

 

Lexoni gjithashtu: 

Franca rihap plazhet. Banorët përfitojnë, por liria mbetet e kufizuar

Një shkollë në Francë zhvendos mësimin në pyll pas protestave të prindërve për rikthimin në ndërtesë

Coronavirus dhe udhëtimet: A do të jetë kjo ide nga Spanja shpëtimi i pushimeve verore për Europën?

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026

BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze

Bashkimi Evropian ka miratuar një ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze në një përpjekje për të forcuar armëpushimin e fundit të brishtë....
17:27 | 04/06/2026

25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë

Kompania amerikane Amazon ka njoftuar një plan të ri investimi prej më shumë se 10 miliardë eurosh për zgjerimin dhe modernizimin e rrjetit të saj...
17:16 | 04/06/2026