Lejohet evakuimi i 160 automjeteve private nga qyteti në prag krize humanitare

14 Mars 2022 | 16:05

Rreth 160 automjete private janë lejuar të largohen nga Mariupoli, njoftoi të hënën Këshilli Bashkiak.

Automjetet janë larguar përmes korridorit të gjelbër dhe do të mbërrijnë në Berdyansk , edhe ky qytet nën kontrollin e rusëve.

Përpjekjet për të evakuuar qytetarët e Mariupolit kanë dështuar disa herë radhazi.

Ukraina pretendon se qytetarët nuk janë lejuar nga forcat ruse të kalojnë në korridoret humanitare dhe janë detyruar të kthehen pas.

Përpara nisjes së luftës, Mariupoli kishte një popullsi prej afro 400 mijë banorësh.

Organizata Mjekët Pa Kufi thotë se gjendja në Mariupol është shumë e rëndë pasi mungon uji i pijshëm, ushqimet dhe ilaçet për të sëmurët, ndërsa të vdekurit po i groposin në varreza masive për shkak të rrezikut nga bombardimet e vazhdueshme.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024