Përditësime LIVE 15 mars: Zyrtari parashikon deri në 20 mijë viktima në Mariupol

15 Mars 2022 | 00:14

Sot është dita e njëzetë e luftimeve në Ukrainë që nga mëngjesi i 24 shkurtit, kur presidenti rus Vladimir Putin urdhëroi një “operacion ushtarak” dhe rusët nisën sulmet në të gjithë territorin e Ukrainës.

Zhvillimet kryesore të 24 orëve të fundit:

  • Të paktën 9 persona janë vrarë pas një sulmi me raketë në një kullë televizive në Antopol.
  • Negociatat dypalëshe shtyhen për ditën e martën për “arsye teknike”, tha këshilltari Zelensky.
  • Përfaqësuesit e Ukrainës dhe Rusisë hynë në raundin e katërt të bisedimeve për paqe. Pala ukrainase ka theksuar se kërkesa e tyre kryesore është armëpushimi, tërheqja e trupave rusë dhe dhënia e disa garancive për sigurinë e Ukrainës.
  • Mbi 2.8 milionë njerëz janë larguar nga Ukraina që nga dita e parë e pushtimit rus, sipas raportit të fundit të IOM.
  • Të paktën 1 i vrarë nga bombardimet në rajonin e Kievit.
  • Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov , tha se Kremlini nuk e përjashton mundësinë e marrjes nën kontroll të të gjitha qyteteve kryesore në Ukrainë që janë aktualisht të rrethuara nga forcat ruse.
  • Ndërron jetë një prej grave shtatzanë që u plagosën në sulmin e maternitetit në Mariupol, fotoja e së cilës bëri xhiron e botës teksa transportohej me barrelë. Raportohet se edhe foshnja e saj ka ndërruar jetë.
  • Vazhdojnë sulmet intensive ajrore të Rusisë, kryesisht në rajonin e Mariupolit.

 

00:05 – Numri i viktimave në Mariupol mund të jetë 20 mijë, thotë zyrtari

Këshilltari i kryebashkiakut të Mariupolit thotë se 20 mijë civilë mund të jenë vrarë nga bombardimet ruse.

“Katër ditë më parë diskutuam për një skenar optimist – rreth 10 mijë viktima. Por me intensitetin e bombardimeve kjo shifër është rritur ndjeshëm. Nëse përfundon bllokada dhe ne do mund të fillojmë të kërkojmë për këto viktima, atëherë shifrat mund të përafrohen deri në 20 mijë”, ka thënë ai.

Ai shtoi se personat që janë larguar e kanë marrë vetë përsipër rrezikun pasi nuk ka pasur garanci nga ushtria ruse.

Sipas shifrave zyrtare, numri i civilëve të vrarë që nga fillimi i luftës është rreth 2.357 viktima.

22:42 – Zelensky  i kërkon parlamentit të shtyjë gjendjen e luftës

Presidenti i Ukrainës Volodymyr Zelensky i ka dërguar parlamentit një projekt-ligj ku i kërkon të miratojë shtyrjen me 30 ditë të gjendjes së luftës në vend.

22:00 – Evakuohen rreth 4 mijë civilë në një ditë, konfirmon zv-kryeministrja

Foto: Ukraine NOW
Foto: Ukraine NOW

Mbi 4 mijë civilë janë evakuuar drejt zonave të sigurta ditën e hënë nëpërmjet 7 korridoreve të sigurta të kalimit, konfirmoi zv-kryeministrja Iryna Vereshchuk.

Ndërkohë tre misione të tjera nuk kanë mundur të përfundojnë me sukses, pasi civilët janë penguar nga trupat ruse të cilët i kanë detyruar të kthehen në qytetet e tyre, përfshi në rajonin e Kievit.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Jam i lodhur nga telenovela Veliaj”, Hasimja: Sa më e gjatë bëhet, aq më shumë lodhen njerëzit

Politologu Ermal Hasimja komentoi në emisionin Now në Euronews Albania vendimin e Gjykatës së Lartë që hodhi poshtë rekursin e kryebashkiakut të Tiranës Erion Veliaj...
21:37 | 28/05/2026

Para, dashuri dhe krim, djali i themeluesit të ‘Mangos’ arrestohet për vrasjen e babait të tij

Autoritetet spanjolle kanë arrestuar djalin e themeluesit të dyqanit të modës Mango për vrasjen e dyshuar të babait të tij miliarder, i cili vdiq në dhjetor...
10:48 | 19/05/2026

Gazetari Vojka nga SHBA-ja: Irani ka ndaluar negociatorët iranianë që të bëjnë negociata

Gazetari, Dorand Vojka në një lidhje live nga SHBA-ja për emisionin “Balkan Talks” me Franko Egro në Euronews Albania ka folur lidhur me luftën në...
21:32 | 24/04/2026