Romanova: Në Shqipëri kanë ardhur ukrainasit që blenë prona në bregdet
Iryna Romanova, shtetasja ukrainase që jeton në Tiranë, u shpreh për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se refugjatët që po vijnë në Shqipëri janë kryesisht ata që kanë blerë prona.
“Vite më parë, ka qenë promovimi shumë i madh për shitje pronash afër bregdetit dhe një pjesë e madhe e ukrainase kanë parë çmim të pranueshëm dhe kanë blerë prona në zonën bregdetare”, u shpreh ajo.
“Shumica e refugjatëve, 90% që kanë ardhur janë ata që kanë një pronë në bregdet. Ka procedura më të lehtësuar për të marrë leje qëndrimi”, tregoi ajo më tej.
Sipas saj, një pjese tjetër e refugjatëve që vijnë Shqipëri janë ata që kanë pasur një pjesë të familjes këtu. Ajo nënvizoi se ende nuk ka një plan në zbatim nga autoritetet shqiptare për strehimin e refugjatëve.
Burime nga Ministria e Brendshme bëjnë me dije se ende nuk ka një plan masash për strehimin e ukrainasve, por pritet të ketë një vendim së shpejti nga qeveria.
“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik
Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri
Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit
- 15:43 Prodhimi i energjisë elektrike u rrit 43% në maj, HEC-ET mbajtën peshën kryesore
- 15:40 40 mijë kërkesa, shtyhet edhe 10 ditë afati i aplikimeve për subvencionet e fermerëve
- 15:35 Gjykata e Lartë lë në fuqi dënimin me 1 vit burg për Edison Memollën
- 15:30 Presidenti i Bjellorusisë, Lukashenko niset drejt Moskës, takim me Putinin
- 15:16 Barcelona drejt rritjes së taksës për kroçerat, nga 11 euro në afro 30 euro në ditë
- 14:51 Iranianët në vështirësi për ta siguruar bukën e gojës teksa çmimet vazhdojnë të rriten