Kuvendi i Kosovës seancë për rritjen e çmimeve
Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të jashtëzakonshme për rritjen e çmimeve në vend, e cila do të jetë e vetmja pikë e debatit.
Sikurse në vende tjera, edhe në Kosovë çmimet po pësojnë ndryshime të vazhdueshme, si pasojë e krizës botërore për shkak të konfliktit në Ukrainë dhe ndalimit të eksporteve të produkteve bazike nga disa shtete të rajonit.
Buka, vaji, mielli, derivatet e naftës, biletat e autobusëve dhe taksitë janë vetëm disa produkte dhe shërbime, të cilat janë shtrenjtuar në treg.
Një litër naftë ka arritur në 1.75 euro, ndërsa një litër benzinë në 1.66 euro.
Nga produktet ushqimore, një litër vaj, nga më pak se 2.00 euro, është bërë 2.39 euro; një bukë nga 0.40 euro është bërë 0.50 euro, një kilogram miell ka arritur deri në 0.99 euro dhe një kilogram sheqer po ashtu deri në 0.99 euro.
Seanca e sotme është thirrur nga opozita e vendit.
LEXONI GJITHASHTU:
Kurti për zgjedhjen e presidentit: Të përfundojë sjellja refuzuese e ish-opozitës
VV rrit numrin e mandateve në Kuvend, shkon në 52
Gjykata në Prishtinë dënon një shtetas me 6 vjet burgim për spiunazh për Serbinë
- 16:38 Policia Kufitare bllokon 8 mjete ujore në Ksamil për verifikim teknik pas vdekjes së 22-vjeçarit
- 16:28 A është e mundur një “marrëveshje e madhe” midis SHBA-së dhe Iranit?
- 16:24 Britania përballet me krizë financiare në mbrojtje, shefi i ushtrisë: Forcat paralajmërojnë kufizime në operacione dhe stërvitje
- 16:21 Kanabis në formë karameleje, Hita letër ministres Kumbaro: Informoni stafin mësimdhënës dhe nxënësit për rrezikun
- 16:17 Parlamenti Europian miraton marrëveshjen tregtare BE-SHBA
- 16:13 Intervista e Ramës për revistën ndërkombëtare: Ja kur është e bukur ta jap dorëheqjen