Kontrolle për fuqi të lartë motorike, Policia Kufitare në Ksamil bllokon 8 mjete ujore pas vdekjes së 22-vjeçarit

16 Qershor 2026 | 16:38

Policia Kufitare ka shoqëruar këtë të martë në Portin e Sarandës disa mjete ujore “Jet Car” të cilat dyshohen se mund të jenë bllokuar pas incidentit të ndodhur ditën e djeshme në Ksamil, ku mbeti i vdekur një person.

Sipas raportimeve, Policia Kufitare ka bllokuar 8 mjete ujore ku dyshohet se këto mjete ujore kanë fuqi motorike më të madhe se norma e lejuar. Për këtë arsye, çdo mjet do të verifikohet nga Policia Kufitare dhe, nëse konstatohen shkelje, do të merren masa ndaj poseduesve të tyre.

Aksioni vjen pas ngjarjes së rëndë të ndodhur ditën e djeshme në Ksamil, ku një 22-vjeçar u përplas me mjetin e Policisë Kufitare dhe humbi jetën në vend.

Verifikimet pritet të përcaktojnë nëse mjetet e bllokuara plotësojnë kriteret teknike dhe ligjore për qarkullim në det.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kanabis në formë karameleje, Hita letër ministres Kumbaro: Informoni stafin mësimdhënës dhe nxënësit për rrezikun

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita i ka dërguar një letër Ministres së Arsimit, Mirela Kumbaro lidhur me një rast që ka...
16:21 | 16/06/2026

Aksion tjetër i Prokurorisë dhe policisë, goditen call-centerat në Tiranë! Bashkëpunim me autoritetet austriake

Policia e Shtetit dhe Prokuroria e Tiranës kanë ndërmarrë këtë të martë një operacion të ri kundër call center-ave mashtrues, në bashkëpunim me autoritetet austriake....
16:05 | 16/06/2026

“Nuk tërhiqemi asnjë hap përballë krimit”, Hita viziton efektivin e plagosur në Maliq në Spitalin e Traumës

 Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skender Hita, vizitoi këtë të martë në Spitalin Universitar të Traumës efektivin Edison Adri, i cili...
15:56 | 16/06/2026