Terror në Prishtinë, qëllohen me kallashnikov 4 persona, vdesin dy

9 Shtator 2019 | 14:45

Banorët e lagjes “Mati 1” në Prishtinë u tronditën nga një ngjarje e rëndë këtë të enjte, teksa një person ka qëlluar me breshëri kallashnikovi katër persona.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një kompleksi banimi dhe nga të shtënat mësohet se fillimisht ka humbur jetën një person por zyra për informim e QKUT-së konfirmoi pak orë më vonë se numri i viktimave ka shkuar në dy.

B.Mehmeti dhe M.Rafuna, 47 vjeç janë viktimat ndërsa G.Rafuna, 47 vjeç dhe F.Rafuna, 51 vjeç janë nën përkujdesjen intensive të stafit mjekësor. Dy anëtarët e familjeve fillimisht janë përleshur fizikisht për shkak të vendosjes së disa blloqeve nga familja Mehmeti në pronën e familjes Rafuna, pas kësaj konflikti ka degjeneruar në përdorimin e armëve.

Mediat vendase raportojnë se familjet ishin pronarë të truallit ku është ndërtuar një kompleks pallatesh dhe prej kohësh kanë qenë në konflikt.

Arrestimin e personit që ka hapur zjarr e ka bërë një polic, i cili ishte jashtë detyrës në momentin kur ka ndodhur krimi. Prokurori i rastit, Ilaz Beqiri, tha se dyshohet për tre persona të përfshirë në të shtënat me armë zjarri në “Mati 1”.
         
“Dy persona janë arrestuar më herët, ndërsa edhe një person i cili ka qenë i plagosur dhe ndodhet në klinikën emergjente, dyshohet se ka kryer vepër penale, mund të konsiderohet i arrestuar”, ka thënë Beqiri.

prishtine 1

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026