Kurti thotë se po punohet për mbajtjen e zgjedhjeve të Serbisë në Kosovë
Kosova po punon për një zgjidhje për serbet e Kosovës që duan të votojnë në zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale të 3 prillit në Kosovë.
Kështu bëri me dije kryeministri i Kosovës, Albin Kurti të martën, ku njoftoi se për këtë çështje po bisedon me ambasadat e Kuintit dhe të Bashkimit Evropian.
Vendet e Kuintit janë: Shtetet e Bashkuara, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Italia dhe Gjermania.
Kurti ka thënë se Kosova synon që të mos shkelen të drejtat e serbëve, por edhe të mos cenohet shtetësia e Kosovës.
“Konsiderojmë që në njërën anë, nuk duhet t’iu pamundësojmë serbëve në Kosovë, që e kanë përveçse nënshtetësinë e Kosovës edhe atë të Serbisë, ta kenë të drejtën e votës, mirëpo në anën tjetër, kushtetushmëria, ligji në Kosovë, rezoluta e fundit e Kuvendit neve na e obligojnë bazën e çfarëdo zgjidhjeje që do të marrim në të ardhmen”, u shpreh Kurti.
Më 15 janar, Kuvendi i Kosovës ka miratuar një rezolutë përmes së cilës është kundërshtuar mbajtja e votimeve në Kosovë për një referendum të Serbisë për ndryshime kushtetuese.
Vendet e Kuintit dhe BE e nuk e pritën mirë vendimin e Qeverisë së Kosovës për këtë referendum. Rezolutat e miratuara nga Kuvendi nuk janë detyruese, por pasqyrojnë vullnetin politik.
Më 14 mars, shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, tha se Kosova do ta shqyrtonte mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale serbe, nëse Beogradi zyrtar i dërgon kërkesë Qeverisë së Kosovës.
Në vizitën në Kosovë gjatë javës së kaluar, ministrja e Jashtme gjermane, Analena Berbock, ka thënë se Kosova dhe Serbia duhet të gjejnë mënyra që të mbahen zgjedhjet.
Kurti kundër rikthimit të gjyqtarëve e prokurorëve serbë: Largimi i tyre ishte akt politik
Gjykata Themelore dënon me 2 vite burg dhe 5 mijë euro gjobë ish-kryetarin e Prishtinës, Shpend Ahmeti
Dështon mbledhja e Këshillit Gjyqësor të Kosovës, nuk merret vendim për kthimin e gjyqtarëve serbë
- 20:49 Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit
- 20:38 Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës
- 20:17 Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës
- 20:06 Protesta nuk ndalet edhe pas “Besës” së Ramës, qytetarët mblidhen në ditën e 55-të përballë Kryeministrisë
- 19:36 Rëndohet bilanci në Roskovec, ndërron jetë edhe gruaja e plagosur nga ish-dhëndri
- 19:31 “Aventura” me mjetin ushtarak përfundon keq, arrestohen dy ushtarë britanikë (VIDEO)