Kreu i Qendrës së Mbrojtjes së Konsumatorit: Ka rezerva ushqimore për 3 muaj

16 Mars 2022 | 07:51

Hasan Stafa, kreu i Qendrës Kombëtare të Mbrojtjes së Konsumatorit tha për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania se rezerva ushqimore ka për të paktën 3 muajt e ardhshëm.

“Nuk ka nevojë për panik, rezerva ushqimore ka për të paktën 3 muaj. Duhet të ndalim rritjen e abuzimeve dhe të ndalim rritjen e çmimeve”, u shpreh ai.

Z. Stafa tha se tregtarët dhe shitësit kanë abuzuar me rritjen e çmimeve.

“Njerëzit abuzues rritën çmimet dhe rritën presionin tek qytetarët që nuk mund të ketë rezerva ushqimore. Shumë pika shumice mbyllën magazinat për dy ditë, duke thënë se nuk ka rezerva dhe më pas i hapën duke thënë se kishin marrë furnizim të ri më të shtrenjtë”, tregoi z. Stafa.

Ai nënvizoi se abuzimi më i madh nuk është bërë vetëm tek çmimi por edhe tek pesha, siç është rasti i bukës.

Sipas tij masa që duhet të merret urgjentisht në këtë moment është që paga e administratës të përgjysmohet dhe të ardhurat të shkojë për paketën ekonomike për shtresat në nevojë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022