Rritet numri i të infektuarve në Kosovë, Ministria e Shëndetësisë: Ndikoi lirimi i masave, do vendosim për fazën e dytë

15 Maj 2020 | 08:21

Gjatë 24 orëve të  fundit janë shënuar 18 raste të reja me COVID-19 në Kosovë duke e çuar numrin total të të infektuarve në 945 raste, 690 prej të cilëve janë shëruar.

Rastet e të infektuarve janë regjistruar ne Komuna e Ferizajit (9 raste), 6 raste nga komuna e Gjilanit dhe 3 raste në komunën e Vushtrrisë. Deri më tani në Kosovë nga coronavirusi kanë vdekur 29 pacientë, të cilët sipas autoriteteve shëndetësore “kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese”.

Në një lidhje live me Euronews Albania, zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë në Kosovë, Faik Hoti tha se lirimi i masave ndikoi në rritjen e rasteve, por shifrat aktuale janë brenda projeksioneve të parashikuara 2 muaj më parë.

“Ministria e Shëndetësisë po përcjell situatën dhe në varësi të trendit të 2-3 ditëve do të vendoset lidhur me fazën e dytë të hapjes më 18 maj”, tha ai.

Ai mohoi që mjekëve në Kosovë t’iu ishte mohuar e drejta për të folur në media teksa theksoi fakti se Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar të ketë një mesazh të qartë dhe të unifikuar nga mjekët në mënyrë që mesazhet të përcillen në këtë formë edhe tek publiku.

Sa i përket grumbullimit masiv disa ditë më parë në Prishtinë, ku aktivistë të Vetëvendosjes ishin mbledhur për të organizuar një protestë, z. Hoti tha se Ministria e Shëndetësisë, që në fakt vjen nga Vetëvendosja, është në radhë të parë përfaqësuese e populli dhe jo e një subjekti politik, ndaj në mënyrë të njëjtë iu ka bërë thirrje të respektojnë masat e distancimit fizik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Prattipati i bën thirrje Kosovës t’i bashkohet projektit amerikan për gazin

E ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane në Prishtinë, Anu Prattipati, i ka bërë thirrje Kosovës të hyjë në partneritet afatgjatë energjetik me Shtetet e...
19:18 | 04/06/2026

“Këtë verë do të jem në Prishtinë”, publikohet biseda e Dua Lipës me Katy Perry-n, ylli botëror pjesë e Sunny Hill

Këngëtarja me famë botërore Katy Perry do të jetë njëra prej këngëtareve kryesore që do të përformojë në Festivalin “Sunny Hill” në Prishtinë. Lajmi është...
17:54 | 04/06/2026

Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në

Kandidatja për president nga radhët e LDK-së, Vjosa Osmani ndodhet në Gjilan nga ku ka falënderuar qytetarët për mbështetjen, duke e cilësuar atë si një...
13:54 | 04/06/2026