Liderët e Çekisë, Polonisë dhe Sllovenisë në Kiev, takojnë Zelensky-n

16 Mars 2022 | 10:26

Kryeministrat e Polonisë, Çekisë dhe Sllovenisë u takuan në Kiev me Presidentin Volodymyr Zelensky dhe Kryeministrin Denis Shmihal, një vendim i guximshëm për të treguar mbështetjen e tyre, teksa kryeqyteti i Ukrainës vazhdon të bombardohet nga trupat ruse.

Kryeministrat e Republikës Çeke, Polonisë dhe Sllovenisë, kanë arritur të martën, 15 mars, në Kiev,  teksa vazhdojnë sulmet ruse në këtë shtet.

Qëllimi i vizitës është që të shprehet mbështetja e Bashkimit Evropian për Ukrainën, për lirinë dhe pavarësinë e saj

Fiala, Morawiecki dhe kryeministri slloven, Janez Jansha kanë udhëtuar me tren deri në Kiev, qytet i cili është duke u bombarduar nga forcat ruse.

“Me miq të tillë, me shtete fqinjë dhe partnere, ne do të kemi vërtet mundësinë të mposhtim, nuk dua t’ia përmend emrin pasi të gjithë e dimë”, u shpreh Volodymyr Zelenskyy, president i Ukrainës.

“Nuk do t’u lemë kurrë vetëm. Ne do te jemi krah jush pasi e dimë që nuk po luftoni vetëm për shtëpitë tuaja, për lirinë tuaj për sigurinë tuaj, por edhe për të tjerët”, u shpreh Mateusz Morawiecki.

Të katër ata u larguan të gjithë përpara se të hynte ne fuqi shtetrrethimi në Kiev. Ata pretenduan se ishin në një mision të BE-së, por zyrtarët nga blloku prej 27-vendesh kanë këmbëngulur se zyrtaret e tri vendeve kishin ndërmarrë udhëtimin në mënyrë të pavarur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një sagë familjare e mbushur me intriga dhe vrasje: Pse Kim Jong-un nuk flet kurrë për nënën e tij “japoneze”

Spektri i nënës e ndjek Kim Jong-un. Marshalli-President i Koresë së Veriut është paraqitur para popullit të tij si një baba shembullor, duke ekspozuar bashkëshorten...
22:36 | 29/06/2026

Ministri izraelit i Mbrojtjes: Trump lidhi konfliktet e Iranit dhe Libanit pavarësisht kundërshtimit tonë

Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha të hënën se presidenti i SHBA-së, Donald Trump këmbënguli në lidhjen e luftërave në Liban dhe Iran gjatë bisedimeve...
22:28 | 29/06/2026

Irani i përgjigjet Macron: Franca të mos provokojë situatën në Hormuz, çminimin e bëjmë vetë

“Çminimi i Ngushticës së Hormuzit është një operacion që do të kryhet ekskluzivisht nga Irani, në përputhje me Memorandumin e Mirëkuptimit (MoU) midis Teheranit dhe...
22:20 | 29/06/2026