Sindroma Kawasaki, eksperti amerikan: Ende herët që fëmijët të kthehen në shkolla

15 Maj 2020 | 09:36

Një gjendje shëndetësore e panjohur tek fëmijët u raportua pak javë më parë në Evropë. Në New York tashmë ka nisur hetimi ndaj qindra rasteve misterioze të sindromës e cila mendohet se ka lidhje me covid-19.

E njohur si sindroma e sistemit inflamator, ajo prek enët e gjakut dhe organet. Simptomat janë të ngjashme me sëmundjen Kawasaki dhe përfshijnë skuqje, gjëndra të fryra në qafë dhe buzë të thata e të plasaritura.

Tre fëmijë kanë humbur jetën në New York dhe dhjetra po kurohen edhe në  6 shtete evropiane.

Specialisti për sëmundjet infektive, Dr Sunil Sood nga New York shprehet për Euronews se fëmijët nuk duhet të kthehen ende në shkolla.

“Mund të jetë një tregues i mbetur i transmetimit të gjerë të virusit në komunitet, kështu që në këtë pikë unë do të thoja që strehimi në shtëpi duhet të vazhdojë dhe ne nuk do të jemi të gatshëm t’i dërgojmë fëmijët përsëri në grupime, ku ata mund të infektojnë njëri-tjetrin”, shprehet eksperti.

Në Francë në Pediatrinë Robert Debré me sëmundjen Kawasaki cdo vit trajtohen 3 deri në 4 fëmijë, por tashmë po kurohet  një fëmijë në  çdo dy ditë.Edhe nje 15 vjecar eshte  hospitalizuar,

Dhe në Provincën Italiane të Bergamos mjekët kanë ngritur alarmin për një rritje shqetësuese të fëmijëve që po sëmuren.

Një studim i botuar në revistën mjekësore Lancet zbuloi një rritje prej 30 herë më shumë në numrin e rasteve menjëherë pas pandemisë së koronavirus.

Sipas të dhënave të raportuara fëmijët kanë nisur të vuajnë nga sëmundja 6 javë pasi janë infektuar me covid-19.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-këshilltari i Trump drejt pranimit të fajësisë, John Bolton rrezikon deri në 5 vite burg për mbajtje të paligjshme të dokumenteve sekrete

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i SHBA-së, John Bolton, pritet të deklarohet fajtor në një çështje që lidhet me trajtimin e dokumenteve të klasifikuara të sigurisë...
18:10 | 04/06/2026

I dërguari special i Putinit: Rusia dhe SHBA drejt marrëveshjes për ndërtimin e një tuneli nën Ngushticën e Beringut

Rusia dhe Shtetet e Bashkuara pritet të nënshkruajnë një marrëveshje për vijimin e projektimit të një tuneli që do të lidhë dy vendet përmes Ngushticës...
18:07 | 04/06/2026

Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj

Autoritetet franceze njoftuan të enjten se kanë gjetur një trup pranë vendit ku u zhduk një vajzë 11-vjeçare. Deri më tani, nuk është konfirmuar zyrtarisht nëse...
17:37 | 04/06/2026