Njerëzit në radhë për bukë në Chernihiv të Ukrainës
Forcat ruse kanë bombarduar qytetin verior të Ukrainës, Chernihiv. Kreu i administratës rajonale Vyacheslav Chaus tha se qytetarët kanë mbajtur radhën për të blerë bukë.
Videoja nga CNN tregon trupat e pajetë në tokë, por imazhet ishin të paqarta.
Chaus tha se sulmi ishte tregues se Rusia ka hapur zjarr mbi civilët.
“Kjo nuk është predha e parë e tillë që vjen (në qytet), as nuk është granatimi i parë i civilëve nga armiku. Rusët po bombardojnë dhe shkatërrojnë kryesisht infrastrukturën civile në qytetin e Chernihiv dhe qytete të tjera në rajon”, tha ai duke folur në televizionin ukrainas.
Chernihiv është i rrethuar nga forcat ruse dhe është bombarduar vazhdimisht gjatë javës së fundit, në pjesën më të madhe në zona të banuara.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 21:02 Brazili përmbys Japoninë në frymën e fundit, Martinelli e çon në 1/8 e Botërorit
- 20:47 Irani: Nuk janë planifikuar bisedime me SHBA-në në ditët në vijim
- 20:33 Heqja e banderolës, një grup protestuesish futen në ambientet e Politeknikut
- 20:20 “Ju erdhi fundi”/ Shfaqet një banderolë e madhe te Politekniku, ndërhynë policia. Protestuesit nisen drejt universitetit
- 20:06 LIVE- Dita e 30-të e protestës, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë. Një grup protestuesish futen te Politekniku
- 20:01 Mrekulli në Venezuelë, 21-vjeçari nxirret i gjallë pas 4 ditësh nën rrënoja (VIDEO)