Denoncimi i Euronews Albania për abuzimin me çmimet në tregun Agro-Ushqimor, reagojnë Tatimet
Pas denoncimit publik të abuzimeve dhe evazionit fiskal në tregun Agro-Ushqimor në Tiranë, nga Euronews Albania, ka reaguar dhe Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.
Nëpërmjet një e-maili, ky institucion deklaron se gjatë një viti kalendarik, janë marrë masa administrative për të paktën 10 shkelje të kryera nga tregtarët.
Sipas institucionit, grupet e punës në disa raste kanë qëndruar në hyrjet dhe daljet e tregjeve për të parandaluar shitjet me çmime joreale apo daljen e mallit të pajustifikuar me dokumentacionin tatimor përkatës.
Tatimet tregojnë se 2 muaj më parë, 3 nga tregtarët kryesorë të tregut Agro-Ushqimor më datë 17.03.2020 u gjobitën për fatura fiktive dhe shitje me çmime të ndryshme nga çmimi real.
Ditën e djeshme, Euronews Albania, pasqyroi me zë dhe figurë të gjitha shkeljet e bëra në Tregun Agro-Ushqimor në Tiranë, ku abuzimet ishin në masë dhe shumica e tregtarëve kryenin evazion fiskal.
Lexoni gjithashtu:
VEZHGIM l Si vendoset çmimi sipas dëshirës në tregun Agro-Ushqimor të Tiranës
Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
- 20:18 Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaskë, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti