Gazetari italian tregon sa rrezikon Elsa Lila
Arrestimi i Elsa Lilës erdhi pasi policia italiane finalizoi një operacion për goditjen e një bande në fushën e narkotrafikut.
Arrestimi i personit që furnizonte bandën me drogë, shtyu nisjen e hetimeve për pjesën tjetër.
Kështu deklaroi në “SOT” për Euronews Albania gazetari italian Lorenzo Nicolini. Ai tha se përfshirja e një personi të njohur si në Shqipëri ashtu dhe në Itali i bën hetimet më të veçanta.
Nicolini specifikoi dhe akuzën që rëndon mbi Lilën. Ajo është arrestuar si pjesëtare e organizatës kriminale, me detyrën e menaxhimit të librit të kontabilitetit, ç’ka do të thotë se ajo mund të tërhiqej në çdo moment. Kjo e bën pozicionin e Elsa Lilës më të lehtësuar se pjesa tjetër e organizatës.
Ajo që nuk ka dalë ende në pah, sipas gazetarit është lidhja konkrete që ka pasur këngëtarja me trafikun e drogës, ndërsa është shumë e qartë lidhja e veçantë me kreun e organizatës. Raporti konkretisht nuk dihet ende.
LEXONI GJITHASHTU:
‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet
Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit
Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve
- 15:07 Rama flet për France 24: Faktorët e huaj nuk e duan investimin në Zvërnec
- 14:47 Me vlerë 350 milionë euro, familja mbretërore e Katarit blen vilën luksoze të Berlusconit në Sardenjë
- 14:43 Ministri Hoxha takim me ish-Presidentin François Hollande: Franca rol thelbësor në përcaktimin e së ardhmes evropiane
- 14:28 Belgjika lëshon alarm kombëtar për valën e të nxehtit, anulohet lëvizja e 100 trena në ditë
- 14:19 Dhjetë vjet pas Brexit-it, Londra dhe Berlini po afrohen
- 14:13 Përfshihet nga flakët automjeti në hyrje të tunelit të Llogarasë, ndërhyjnë zjarrfikësit (VIDEO)