1 viktimë dhe 11 të plagosur nga bombardimet në Kharkiv të Ukrainës

18 Mars 2022 | 11:06

Një person është vrarë dhe 11 janë plagosur pasi bombat shpërthyen një institucion të arsimit të lartë dhe në disa ndërtesa banimi në Kharkiv të Ukrainës.

Sulmi dëmtoi rëndë ndërtesën arsimore gjashtëkatëshe, së bashku me dy blloqe apartamentesh fqinje.

Punonjësit e urgjencës kanë arritur të shuajnë zjarrin dhe po punojnë nëpër rrënoja për të nxjerë ndonjë person që ka ngelur i bllokuar.

Gjatë 24 orëve të fundit ushtria ruse nuk ka mundur të përparojë në territorin ukrainas. Mëngjesin e sotëm forcat ruse kanë goditur edhe aeroportin e Lviv me gjashtë raketa.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026