Rama: Nuk e ulim taksën e naftës, për fermerët 500 milionë lekë plus
Ndërsa zhvillohet protesta e tetë kundër rritjes së çmimeve para kryeministrisë, kryeministri Edi Rama ndodhet në një takim me fermerët duke prezantuar Paketën e Rezistencës Sociale.
Ai tha se për fermerët do të ofrohen 500 milionë lekë plus për naftën pa taksa, për një total prej 1.45 miliardë lekësh. Rama paralajmëroi për krizë energjitike gjatë muajve në vijim për shkak të mungesës së reshjeve. Ai tha se për këtë arsye do detyrohen të blejnë energji me çmime të larta.
Rama deklaroi se niveli i hidrocentraleve ka shkuar pranë nivelit teknik dhe do të duhet të ndërpritet prodhimi.
Kryeministri ka sqaruar dhe llogjikën se përse nuk hiqet taksa e naftës. Sipas tij kjo nuk mund të bëhet sepse nuk kompesohet dot pjesa tjetër.
“Kush goditet nga taksat e naftës? Goditën ata që kanë vetura. Ata që kanë vetura kanë më shumë lekë se ata që s’kanë. Ne po subvencionojmë çmimin e biletës që të mos rritet çmimi. Goditen fermerët. Kjo është e vërtetë. Dhe prandaj kemi një fond që fermerët të marrin një sasi nafte që të mos kenë probleme,” – u shpreh Rama.
Ndërkohë kryeministri theksoi se në Shqipëri aktualisht ka ndalur pjesa më e madhe e investimeve sepse hekuri është rritur dyfish.
“Kontratat tona për tunelin e Llogarasë dhe investime të tera janë me çmimin e hekurit tre herë më pak dhe tani na thonë ne nuk mund të vazhdojmë të zbatojmë kontratën që për një forcë madhore ka ndodhur kjo,” – tha Rama.
LEXONI GJITHASHTU:
Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 11:18 Propozimi për statusin e “Dëshmorit të Atdheut” për gjyqtarin Kalaja, reagon Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
- 11:13 Shpërthim me tritol në një automjet në Krujë
- 10:44 Nipi plagos me thikë xhaxhanë në Kamëz
- 10:43 Zyrtari i Emirateve të Bashkuara Arabe: Sulmet e Iranit, shenjë se janë të paaftë të angazhohen për uljen e tensioneve
- 10:35 Trump kritika ndaj Iranit: Të këqinj dhe të sëmurë, shkelën armëpushimin
- 10:25 Rama, Macron dhe Meloni nuk folën për mediat, gazetari i Euronews Albania zbërthen prapaskenat në samitin e NATO-s