Karburantet refuzojnë vendimin e qeverisë për çmimin e naftës

19 Mars 2022 | 19:28

Të paktën dy pika karburanti kanë refuzuar që të zbatojnë vendimin e Bordit të Transparencës për të shitur naftën me çmimin 203 lekë për litër.

Kryeministri, Edi Rama thotë se dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë janë kapur duke shitur karburant mbi çmimet e caktuar nga qeveria.

“Sot janë kapur dy pika karburanti në Tiranë dhe Vlorë me faturime mbi çmimin e caktuar për të gjithë. Subjektet janë gjobitur me maksimumin ligjor”, shprehet Rama.

Pas konstatimit të mos zbatimit të këtij vendimi, qeveria ka ndëshkuar subjektet tregtare, ndërsa me ndryshimin e ligjit, masa do të shkojë deri në sekuestrim.

“Duke nisur nga java tjetër do të hyjë në fuqi sekuestrimi në vend i çdo pike karburanti që ngre qoftë edhe një qindarkë çmimin e shpallur paraprakisht nga Bordi i Administrimit”, thotë Rama.

Bordi Kombëtar i Administrimit të Karburantit më 16 mars caktoi se çmimi i shitjes së naftës në vend do të jetë 203 lekë për litër deri më 21 mars.

Ngritja e të naftës në vend shkaktoi një valë proteste që ka hyrë në ditën e tetë. Më 12 mars, çmimi për litër naftë arriti deri në nivelin 260-270 lekë për litër.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se para se të vinte në emision kishte marrë një...
22:21 | 04/06/2026

Shoqëroi i pari Ivankën dhe Kushner në Shqipëri, Auron Tare: Nuk e dinin ku i binte Sazani dhe Zvërneci

I ftuar këtë të enjte në Now me Erla Mëhillin, studiuesi Auron Tare u shpreh se Ivanka Trump dhe Jared Kushner nuk e kanë ditur...
22:05 | 04/06/2026

Protesta për Zvërnecin, Zekthi: Ja pse njerëzit po reagojnë kështu

Po mbahet edhe këtë të enjte, në ditën e pestë, protesta e qytetarëve kundër projektit të Zvërnecit. I ftuar këtë të enjte në Now me...
21:40 | 04/06/2026