Vendi i parë Evropian që i jep fund gjendjes së emergjencës
Sllovenia, bëhet vendi i parë evropian i cila ka deklaruar përfundimin e pandemisë së COVID-19. Ditën e premte, vendi deklaroi hapjen e kufijve edhe pse ende në vend ka numër më të lartë të të infektuarish. Vendi malor prej dy milion njerëzish, i cili kufizohet me Italinë, ka raportuar deri tani 1.500 raste të infektuarish me COVID-19 dhe 103 viktima. Me shkallë e ulët të infeksioneve të reja, qeveria urdhëroi të hapen kufij për të gjithë qytetarët e BE-së, ndërsa qytetarët jo të BE-së do të duhet të qëndrojnë në karantinë.
“Dekreti për heqjen e pandemisë COVID-19 na jep një sinjal të qartë se masat dhe hapat në lidhje me masat e marra nga të gjithë ne janë të shkëlqyera. Suksesi është i përbashkët, ne kemi qenë në gjendje ta bëjmë atë së bashku, ashtu siç përsërisim çdo ditë kur shohim njëri-tjetrin në këto konferenca për shtyp “, shprehet Jelko Kacin, zëdhënës i qeverisë.
Shkollat po përgatiten të rihapen , me të gjitha kushtet e nevojshme sanitare. Mbledhjet publike mbeten të ndaluara ndërsa rregullat e distancimit shoqëror dhe mbajtja e maskave mbeten të detyrueshme në hapësira publike. Në fillim të kësaj jave, qeveria tha se disa qendra tregtare dhe hotele do të lejohen të rihapen javën e ardhshme po ashtu do të rifillojnë edhe kampionati i futbollit.
Ndërkohë që edhe në Rumani Restorant kafenetë po përgatiten për tu rihapur. “Dua të jem shumë I qartë në lidhje me një gjë. Nëse situata përkeqësohet dhe të dhënat tregojnë një numër të lartë infeksionesh e cila mund të çojë në një mbipopullim të spitaleve, unë nuk do të hezitoj të shpallë gjendjen e emergjencës sërish”, ka deklaruar presidenti, Klasu Iohannis.
Në belgjikë shkollat kanë rihapur dyert për nxënësit, nën masa të rrepta sigurie, në hyrje të të cilave nxënësve u kërkohet të dezinfektojnë duart dhe vendet ku ata janë të ulur respektojnë distancën sociale. Ndërkohë që në Portugali sezoni turistik ka filluar, qytetarët janë drejtuar bregdetit, për të shijuar rrezet e diellit dhe ujin e detit, duke respektuar distancën e shoqërore edhe në det.
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut