Pekini nuk do të dërgojë armë në Rusi, thotë ambasadori kinez në SHBA

21 Mars 2022 | 07:34

Ambasadori kinez në Shtetet e Bashkuara thotë se Kina nuk do të dërgojë armë dhe municione për të mbështetur luftën e Rusisë në Ukrainë.

Gang nënvizoi se Pekini “do të bëjë gjithçka për të de-përshkallëzuar krizën”.

Duke folur për transmetuesin amerikan CBS, Gang u ankua se dënimi publik nga Perëndimi “nuk ndihmon” dhe se duhej “diplomaci e mirë”.

Deklarata e ambasadorit vjen pasi Presidenti i SHBA Joe Biden paralajmëroi homologun e tij kinez Xi Jinping të premten se do të kishte “pasoja” nëse Pekini do t’i jepte mbështetje materiale Moskës.

Ushtria ruse vijon me sulmet në Ukrainë. Nga ana tjetër ushtria ukrainase është e vendosur për të mbrojtur vendin e saj.

Agjencia e Kombeve të Bashkuara për refugjatët njoftoi se 10 milionë ukrainas janë larguar tani nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës,  pothuajse një e katërta e popullsisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

E vërteta e rrëzimit të Concorde, ëndrra supersonike që përfundoi në tragjedinë e 25 korrikut 2000

Si sot 26 vite më parë, në një pasdite të zakonshme korriku në Paris, moti ishte i kthjellët dhe në aeroportin “Charles de Gaulle” rreth...
21:58 | 25/07/2026

Macron premton rindërtimin pas zjarreve në Francë: Shteti do të jetë në terren sa të jetë e nevojshme

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka garantuar se shteti do të jetë i pranishëm për të rindërtuar dhe riparuar zonat e prekura nga zjarret e...
21:48 | 25/07/2026

Spanja dhe Franca në betejë me flakët, zjarret jashtë kontrollit (VIDEO)

Zjarret e fuqishme pyjore kanë përfshirë ditët e fundit Spanjën dhe Francën, duke shkaktuar dëme të mëdha dhe duke detyruar qindra mijëra njerëz të largohen...
20:05 | 25/07/2026