Kaosi me linjat urbane, eksperti: Bashkia s’respekton kontratën

21 Mars 2022 | 08:14

“Rritja e standardeve duhet të vijë në bashkëveprim me institucionet”.  Kështu deklaroi për emisionin “Mirëmëngjes” në Euronews Albania specialisti i transportit publik, Ferjolt Ozuni teksa foli për linjat e urbanëve në Tiranë.

Ai nënvizoi se Bashkia Tiranë nuk respekton kontratën me operatorët e transportit.

“Në një krah më shtrëngon si operator ekonomik që të respektoj standardin, ndërkohë t’i më mban disa para që me të drejtë më takojnë. Është deri diku një lojë tërhiq mos e këput mes bashkisë dhe operatorëve”, tha z. Ozuni.

Eksperti u shpreh se është një situatë e vështirë për sektorin e transportit.

“Nuk duhet lënë mënjanë kërkesat e operatorëve. Është një situatë që duhet ndjekur me vëmendje nga të gjitha institucionet respektive që të mos arrihet në bllokime të mëtejshme, ashtu siç kanë kërcënuar operatorët”, tha ai.

Sipas z. Ozuni, problematika kryesore fillon me mënyrën sesi këto kompani janë licencuar për të operuar në treg.

“Ka shumë mbivendosje linjash, ka shumë zona të paprekura, ose të mbingarkuara më këto linja. Bashkia apo drejtuesit e bashkisë që të inspektojnë këto linja, por që të merresh me transportin urban duhet të kesh edhe një buxhet mbrapa që të të mbështesë këto ide që  me të drejtë ndoshta i ka”, tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022