Vendet e BE-së të ndara për të ndalur importin e energjisë ruse
Vendet anëtare të Bashkimit Evropian janë të përçara nëse do të ndalojnë apo jo importin e energjisë ruse pasi varësia e tyre nga Moska ndryshon nga njëri shtet në tjetrin.
Ministrat e Jashtëm të BE u takuan në Bruksel, por vendet anëtare nuk arritën të arrijnë të gjejnë konsensus mbi sanksionet kundër importeve të energjisë nga Rusia.
Ministrat e Jashtëm nga Lituania dhe Irlanda bënë thirrje për intensifikimin e sanksioneve kundër sektorit energjetik rus dhe përfshirjen e embargos ndaj naftës ruse në paketën e pestë të sanksioneve të bllokut.
Propozimi u refuzua nga Gjermania dhe Holanda, të cilat varen shumë nga importet e energjisë nga Rusia. BE-ja është shumë e varur nga energjia ruse.
Sipas zyrës statistikore të BE-së, Eurostat, Rusia përbën më shumë se 40 për qind të gazit natyror dhe 30 për qind të naftës së të importuar nga BE-ja.
Shefi i politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, u shpreh se unioni do të vazhdojë të “izolojë” Rusinë, ndërsa vendimet specifike do të merren më vonë.
Zëvendëskryeministri rus Alexander Novak u shpreh një ditë më parë se Evropa “nuk është në gjendje të jetë plotësisht e pavaraur nga energjia ruse”.
Sipas tij nëse blloku redukton importet e naftës ruse, çmimi i naftës do të rritet në 300 deri në 500 dollarë amerikanë për fuçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Starmer: Racizmi dhe intoleranca janë përkeqësuar në Britani
Kanadaja nga viti 2027-të do të marrë pjesë në Eurovision
Von der Leyen nis vizitën dyditore në Kaukazin Jugor: Duam të ndihmojmë në ndërtimin e të ardhmes
- 17:31 Starmer: Racizmi dhe intoleranca janë përkeqësuar në Britani
- 17:25 Rama reagon pasi protestuesit dorëzuan “Albanian Files” në SPAK
- 17:19 Trump: Shefi i inteligjencës kombëtare është i lirë të deklasifikojë të dhëna, përfshirë edhe ato të zgjedhjeve të 2020-ës
- 17:18 TikTok pritet të shkurtojë rreth 300 vende pune në Irlandë
- 17:09 Zjarri i madh në Belgjikë, konfirmohen 6 viktima
- 17:03 Përfshihet nga flakët një zonë me shkurre në Gjirokastër, zjarrfikësit në vendngjarje (VIDEO)