Rrënimi i Teatrit, Roza Anagnosti thirrje strukturave: Të mos preken kolegët e mi!
Mjetet e rënda të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit kanë nisur aksionin ditën e sotme për të rrënuar godinën e Tetarit Kombëtar. Ky veprim ka hasur në rezistencë fizike të artistëve, ndërsa një pjesë e tyre janë shoqëruar me forcë në komisariatet e policisë.
Euronews Albania zhvilloi një bisedë me aktoren Roza Anagnosti, e cila mes emocioneve tha se nuk ia merrte mendja se do prishej godina e Teatrit Kombëtar. Ajo ftoi Policinë e Shtetit që mos të dhunojë kolegët dhe bashkëqytetarët e saj.
“Nuk kam fjalë, nuk kam fjalë. I lutem Policisë së Shtetit të mos krijojë konflikt me qytetarët dhe kolegët të lirohen menjëherë. Nuk duhet të arrijmë këtu, nuk duhet. Unë nuk kam fjalë dhe nuk ma merrte mendja për të arritur deri këtu sa të krijojmë konflikt me njëri-tjetrin. Nuk është e drejtë. Nuk kam fjalë. Nuk kam çfarë të them. Mënyra se si po shembet është e padrejtë dhe e dhimbshme. Unë e kam thënë fjalën time, në mënyrën më të thjeshtë dhe të mirëkuptueshme sepse unë nuk jam për konflikte të tilla. Kanë dhimbje ata që shkojnë atje. Unë thashë se nuk ma merrte mendja kurë se do bëhej në këtë formë dhe as në ëndërr nuk do ma kishte shkuar se do të krijohet konflikt. Puna është që kolegët e mi të mos I prekin me dorë, janë shqiptarë. Të gjithë e duan vendin e tyre dhe jo t’i tërheqin zvarrë”, tha ajo.
Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:50 Fermerët e kastravecit në Elbasan, diferenca mes fermës dhe tregut rrit pakënaqësinë e prodhuesve
- 21:45 Pittard rikthen përmes fotografisë Shqipërinë e një shekulli më parë
- 21:39 Ali Ahmeti për protestën në Tiranë: Shqipëria po merr goditje të forta në turizëm dhe ekonomi
- 21:37 E rëndë në Kavajë, u godit me thikë nga vëllai, humb jetën një person
- 21:32 Breshëri shkatërron prodhimet bujqësore në Drizë të Gramshit (VIDEO)
- 21:28 Rubio: SHBA-ja është “e harmonizuar” me aleatët në Gjirin Persik sa i përket Iranit