Rrënimi i Teatrit Kombëtar, Albana Vokshi shpërthen në lot: Kam shumë kujtime, ndjej dhimbje!

17 Maj 2020 | 08:33

Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi, ka folur për aksionin e prishjes së Teatrit Kombëtar. Në një komunikim me Euronews Albania, znj. Vokshi tha se rrënimi i Teatrit Kombëtar po bëhet për të vjedhur pronën publike dhe për përfitime financiare.

Ajo theksoi se Policia e Shtetit ka dhunuar qytetarët, ish-deputetët e PD-së, gazetarët dhe aktivistë të shoqërisë civile.

“Edi Rama është taleban. Si talebanët I  kanë venë dinamitin veprave të artit, Edi Rama u çon fadromat.  Është një frikacak dhe një hajdut, që nuk ka guxim të vijë ditën, por çon në mes të natës me mijëra forca të policisë të armatosur me mitralozë, që kanë dhunuar gra, vajza, kanë dhunuar deputet të PD, kanë dhunuar kolegët e mi dhe i kanë tërhequr zvarrë, kanë dhunuar analistë dhe gazetarë dhe çdo qytetar që kanë qenë prezent. Kjo bëhet për të vjedhur Edi Rama pronën publike për të ndërtuar kullat dhe për të përfituar milionat”, tha ajo.

Ish-deputetja e PD-së u shpreh e tronditur për prishjen e teatrit, ndërsa u përlot teksa fliste “live” në Euronews Albania.

“Ndaj shumë kujtime, unë jam lindur dhe rritur në Tiranë. Kam vajtur shpesh në Teatër. Kam vajtur dhe më fëmijët e mi. Kemi shumë kujtime. Eshtë një vepër e çmuar shqiptare. Ndjej dhimbje, por unë jam e sigurt se ky është fundi i Edi Ramës”, theksoi Vokshi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026