Shtëpia e Bardhë korrigjon Biden: Nuk kërkoi ndryshimin e regjimit në Rusi
“Për hir të Zotit, ky njeri nuk mund të qëndrojë në pushtet”, tha presidenti amerikan Joe Biden për homologun e tij rus Vladimir Putin gjatë një fjalimi në kryeqytetin e Polonisë Varshavë të shtunën.
Kjo deklaratë u korrigjua shpejt nga Shtëpia e Bardhë, duke thënë se Biden nuk po bënte thirrje për ndryshimin e regjimit, por po i kujtonte Putinit se nuk i lejohej të ushtronte pushtet mbi fqinjët e tij, raporton BBC.
Duke qenë se ai është kreu i një vendi që po lufton ushtarakisht dhe ka nën kontroll një arsenal bërthamor, shqetësimi nga ana e amerikanëve është se nuk duan ta vënë Putinin me shpatulla pas murit.
Kjo pasi, thirrja për ndryshimin e regjimit drejtpërdrejt mund të shkaktojë paqëndrueshmëri dhe të rrisë paparashikueshmërinë.
LEXONI GJITHASHTU:
Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 19:04 Zjarr në malin e Çipinit, terreni i vështirë pengon ndërhyrjen e zjarrfikësve (VIDEO)
- 18:47 Aeroplani përplaset mbi çatinë e një shtëpie në Gjermani, humb jetën piloti
- 18:45 Zjarret në Spanjë përfshijnë observatorin kryesor të NASA-s, evakuohet kompleksi i komunikimeve hapësinore (VIDEO)
- 18:06 Nga biçikletat te cilësia e jetës, kush janë 10 qytetet më të mira për të jetuar në 2026
- 17:22 Sulm në zonën turistike të Zaporizhias, Rusia akuzon Ukrainën për 11 të vrarë
- 17:10 Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur