Zyrtarët amerikanë vënë në dyshim helmimin e Abramoviç

28 Mars 2022 | 21:09

Zyrtarët amerikanë kanë vënë në dyshim pretendimin për helmimin e oligarkut rus, Roman Abramoviç dhe dy negociatorëve ukrainas.

Tre burrat, përfshirë Abramoviç shfaqën simptoma si skuqje të syve dhe dhimbje shpimi në duar dhe fytyrë.

Madje, gazeta britanike “The Guardian” shkruan se Abramoviç humbi shikimin për disa orë dhe është trajtuar në Turqi.

Por, zyrtarë amerikanë thanë të hënën se “shërbimet inteligjente thonë se simptomat janë nga mjedisi dhe nuk bëhet fjalë për helmim”, raporton “Sky News”.

Një negociator ukrainas thotë se të gjithë anëtarët e ekipit po punojnë normalisht dhe gjithashtu mësohet se dhe Abramoviç po vazhdon punën si negociator.

LEXONI GJITHASHTU:

Roman Abramoviç dhe 2 negociatorë ukrainas dyshohet se janë helmuar

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tërmetet në Venezuelë, rritet në 1,450 numri i viktimave. 3,150 persona janë plagosur

Të paktën 1,450 persona janë konfirmuar të vdekur pas dy tërmeteve që tronditën Venezuelën javën e kaluar, sipas Presidentit të Asamblesë Kombëtare Jorge Rodriguez në...
20:22 | 28/06/2026

Tentoi t’i arratisej policisë, shoferi përplaset me makinën që priste në semafor. 2 të vdekur dhe 1 i plagosur në Barcelonë

Një aksident i rëndë u regjistrua këtë të diele në Barcelonë, kur dy persona humbën jetën dhe një tjetër u plagos. Shoferi i njërit mjet...
18:54 | 28/06/2026

Trump kontrollon projektet e rinovimit në Uashington

Presidenti amerikan, Donald Trump kontrolloi disa nga projektet e tij të rinovimit në Uashington DC të dielën në mëngjes, duke filluar me një shëtitje në...
18:20 | 28/06/2026