Ish-sekretari amerikan Pompeo viziton Tiranën më 16 maj
Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo do të vizitojë Shqipërinë në datën 16 Maj. Gjatë vizitës në Shqipëri, Pompeo pritet të takohet me kryeministrin Rama.
Informacioni bëhet i ditur nga burime pranë qeverisë, por nuk jepen detaje të tjera mbi qëllimin e vizitës së tij.
Ish-kreu i DASH ka mbajtur detyrën e lartë shtetërore gjatë presidencës së Donald Trump në 2018-2020.
Pompeo, ish-drejtor i CIA, është një nga emrat më të lakuar për të qenë kandidat në zgjedhjet presidenciale të 2024.
Muaj e fundit, ai është përfshirë në vizita të shumta brenda SHBA por edhe jashtë vendit.
Gjatë një vizite të fundit në Tajvan, ai tha se SHBA duhet ta njohë si vend të pavarur.
Uashingtoni i dha fund marrëdhënieve diplomatike me Tajvanin në 1979 kur njohur Republikën Popullore të Kinës.
Komenti i tij, që konsiderohet si një pretendent për president mes Republikanëve, është konsideruar si ‘kalim i vijës së kuqe’ për Kinën.
Administrata e Biden ka mohuar të komentoi mbi vizitën e tij në Taipei dhe një zëdhënës i DASH tha se nuk mund të komentoi mbi vizita të qytetarëve privatë.
Kina ka vendosur sanksione ndaj Pompeo pasi la detyrën në fund të presidencës së Trump për shkak të kritikave të shumta ndaj Partisë Komuniste.
Kina vendosi sanksione për “gënjeshtra dhe mashtrim” për Pompeo dhe 27 zyrtarë të tjerë të lartë gjatë presidencës Trump.
Zakonisht ish-Sekretarët e Shtetit në SHBA sigurohen për 180 ditë pas lënies së detyrës. Por në rastin e Pompeo kjo është zgjatur.
DASH thotë se paguan më shumë se 2 milionë dollarë në muaj për t’i ofruar 24 orë siguri ish-Sekretarit të Shtetit dhe ndihmësve kryesore të tij për shkak të kërcënimeve nga Irani.
Një raport i paraqitur në Kongresin amerikan tregon se nga gushti 2021 deri në shkurt 2022 janë paguar 13.1 milionë dollarë për sigurinë e Pompeo dhe të dërguarit në Iran, Brian Hook, raporton “Associated Press”.
I shoqëruar nga ministrat Hoxha dhe Nufi, Rama mbërrin në Samitin e NATO-s. Takim me Rutte (VIDEO)
Operacion kundra lojërave të fatit në Fushë-Krujë, arrestohen 3 persona mes tyre një polic
Trafiku i 8 tonëve drogë nga Amerika Latine, SPAK dërgon për gjykim 15 të pandehurit
- 10:12 I shoqëruar nga ministrat Hoxha dhe Nufi, Rama mbërrin në Samitin e NATO-s. Takim me Rutte (VIDEO)
- 10:07 SHBA armatos Turqinë! Reagimi i parë i kryeministrit grek në Ankara
- 09:58 I veshur sportiv, Macron vrapon në rrugët e Ankarasë përpara samitit të NATO-s. Përshëndet kalimtarët (VIDEO)
- 09:58 Operacion kundra lojërave të fatit në Fushë-Krujë, arrestohen 3 persona mes tyre një polic
- 09:42 Trafiku i 8 tonëve drogë nga Amerika Latine, SPAK dërgon për gjykim 15 të pandehurit
- 09:37 Sulme amerikane ndaj Iranit, Trump u konsultua me këshilltarët e tij në Turqi përpara se të merrte vendimin