Alibeaj kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandeteve për Alqi Bllakon
Kryetari i komanduar i PD-së Enkelejd Alibeaj kërkon mbledhjen e Këshillit të Mandeteve në Kuvendin e Shqipërisë për të shqyrtuar mandatin e deputetit të PS, Alqi Bllako.
“Pasi jemi njohur nëpërmjet medias me kërkesën e SPAK për kërkesën për autorizim për procedim, kërkojmë mbledhjen e menjëhershme të Këshillit të Mandeteve në Kuvendin e Shqipërisë, për të shqyrtuar mandatin e deputetit të PS, Alqi Bllako, ndaj të cilit është vendosur masa e arrestit për aferën e inceneratorëve”, shkruan Alibeaj në një postim në Facebook.
Deputeti shprehet se PD është e vendosur për ta çuar deri në fund çështjen e inceneratorëve.
“Nuk duhet pritur më asnjë minutë. Koha është tani. Partia Demokratike është e vendosur për ta çuar deri në fund këtë çështje dhe inkurajon drejtësinë të zbardhë deri në fund vjedhjen e shekullit dhe të vendosë para drejtësisë të gjithë përgjegjësit, deri tek zyrtari më të lartë i përfshirë”, thotë më tej Alibeaj.
SPAK ka lëshuar 9 urdhër-arreste për çështjen e inceneratorit të Fierit dhe Elbasanit si dhe ka kërkuar Kuvendit dhënie të autorizimit për arrestimin e deputetit të PS-së, Alqi Bllako.
Mes personave të përfshirë sipas SPAK është ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka, i cili dyshohet se ka përfituar rreth 1.2 milionë euro ryshfet për ndërtimin e inceneratorit të Fierit. Mbi Kokën rëndon edhe akuza për falsifikim dokumentesh.
Ndërsa, deputeti Bllako akuzohet se në bashkëpunim me Kokën dhe Kryetarin e Komisionit të Shpronësimit, Pëllumb Abeshin, kanë falsifikuar dokumentet duke e cilësuar tokën arë si tokë truall për të rritur vlerën e dëmshpërblimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar