Aksidentohet në punë, vinçi i merr jetën 30-vjeçarit

Gjendet i pajetë 36-vjeçari në Mat
31 Mars 2022 | 15:38

Një 30-vjeçar ka ndërruar jetë, pasi është aksidentuar duke punuar me vinçin në ambientet e firmës private.

Viktima është i biri i pronarit të firmës së mermerit në Shijak.

Policia dhe Inspektorati i Punës kanë shkuar në vendin e ngjarjes, për të hetuar kushtet e punës dhe rrethanat në të cilat është aksidentuar 30-vjeçari.

Në vitin 2021, në punë humbën jetën 32 persona.

Rënia nga lartësia, moszbatimi i rregullores së sigurimit teknik, rënia në kontakt me energjinë elektrike janë shkaqet e aksidenteve me pasojë vdekje.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë

Ky është mesazhi që kanë shpërndarë në WhatsApp punonjësit e Policisë së Shtetit, të cilët, për shkak se nuk përdorin rrjete sociale, kanë zgjedhur këtë...
12:48 | 04/06/2026

Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, reagoi në seancën plenare të Kuvendit lidhur me ngjarjen e rëndë të ndodhur në Maliq, ku humbi jetën...
12:13 | 04/06/2026

SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur

Prokuroria e Posaçme lexoi konkluzionet përfundimtare për një fraksion të dosjes “Revanshi”, me të pandehur Aldo Avdyli, Edson Jozwik, Henerigert Mitri, Altin Morina, Jozi Kraja,...
12:12 | 04/06/2026