Trupat ruse nuk po tërhiqen, po ripozicionohen, thotë Stoltenberg
Trupat ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen përpos deklaratave të dhëna së fundmi mbi reduktimin e operacioneve ushtarake përreth Kievit dhe në veri të Ukrainës.
Kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Jens Stoltenberg përpara mediave ditën e enjte.
Gjatë bisedimeve dypalëshe të mbajtura në Turqi, Rusia premtoi tërheqjen e trupave pranë Kievit dhe Çernihivit në mënyrë që të ‘rriste besimin e ndërsjellë dhe të krijonte kushte për vazhdimësinë e negociatave’.
Megjithatë, deklarata u pa me mëdyshje nga presidenti Volodimir Zelenski dhe shtetet e Perëndimit.
Stoltenberg tha se Rusia ‘ka gënjyer vazhdimisht për qëllimet e veta’ dhe duhet të gjykohet vetëm për ato që ka bërë, e jo për zotimet e krerëve të saj.
“Sipas shërbimeve tona të inteligjencës, njësitë ruse nuk po tërhiqen, por po ripozicionohen. Rusia po përpiqet të rigrupojë, përforcojë dhe të sjellë furnizime të reja ushtarake për ofensivën në rajonin e Donbasit”, shtoi ai.
Po ashtu, ai paralajmëroi se ‘priten sulme të tjera që do shkaktojnë akoma më shumë vuajtje’.
Sipas Pentagonit, disa njësi ushtarake janë vendosur në veri, ku disa prej tyre kanë kaluar kufirin për në Bjellorusi, ku mund të jenë duke u furnizuar me armë për t’u rikthyer sërish në Ukrainë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 18:14 “Nga kush distancohem prej protestave”, Flet avokat Matlija: Protagonizmi është i popullit!
- 17:56 Një javë ceremoni mortore, detaje nga ceremonia publike e lamtumirës së Khamenei
- 17:47 Shkenca dhe inovacioni në fokus, Gjirokastra pret studiues nga e gjithë bota dhe 184 punime shkencore
- 17:39 U prangos dy ditë më parë në Durrës nga BKH-ja, SPAK jep detaje nga arrestimi i Adi Çobës
- 17:39 Pas protestave fshihet Kremlini, reagon Ambasada Ruse në Shqipëri
- 17:25 55 milionë euro, Bayern Munich nënshkruan me mbrojtësin e Eintracht Frankfurt Nathaniel Brown