PS-ja mbledh asamblenë në funksion të Kongresit

31 Mars 2022 | 19:41

Partia Socialiste do të mbledhë asamblenë më 6 prill, 3 ditë para Kongresit. Gazetarja Eksiola Shehu raportoi se mbledhja do të mbahet pasdite dhe do të zhvillohet online.

Në rendin e ditës, ndër të tjera është thirrja e Kongresit dhe miratimi i tij.

Kongresi ishte parashikuar të mbahej në fund të janarit, por u shty për shkak të zgjedhjeve lokale. Nga ai priten ndryshimet në statutin e partisë dhe rezultatet e Këshillimit Kombëtar.

Rendi i mbledhjes:

  1. Miratimi i vendimit për thirrjen e Kongresit të Partisë, ditën e Shtunë, datë 09.04.2022, ora 11:00, në Pallatin e Kongreseve në Tiranë.
  2. Diskutimi dhe miratimi i Agjendës së punimeve të Kongresit.
  3. Miratimi i rendit të ditës së punimeve të Kongresit.
  4. Prezantimi i Statutit të ri të partisë që do ti paraqitet Kongresit për votim e miratim.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026