Familja e Bllakos shiti 2 kompani 2 javë para arrestimit, pretendon Bushati
Arrestimi i Alqi Bllakos ka 2 javë që përflitet dhe në këto 2 javë familja e tij ka shitur 2 kompani që kishte në pronës, tha analisti Andi Bushati.
Në emisionin ‘Shock’, Bushati e cilësoi tallje faktin që një aferë korruptive 430 mln euroshe ‘të degradojë tek 150 mijë euro që një zyrtar i nivelit të fundit i ka kaluar të atit’.
“Koka sot akuzohet që në rastin më të keq ka përvetësuar 3,7 mln dollarë, ndërkohë që afera është 430 mln dollarë. S’jemi as tek 1 për qind i hetimit të vërtetë. Po u thamë shqiptarëve se bëmë drejtësi se kapëm apartamentin e babait të Bllakos, është si t’u hedhim hi syve. E dyta, që Bllako po arrestohet ka 2 javë që qarkullon si lajm. Këto 2 javë familja e Bllakos 2 kompani që kishte i ka shitur. Pra, i lanë kohën që t’i shiste kompaninë dhe hajde hedhim koka turku që po funksionon SPAK”, tha Bushati.
LEXONI GJITHASHTU:
Haxhiu: Marrëveshje me Serbinë për energjinë, ‘Zajednica’ e parë e Kurtit
Bushati: Përjashtimi i Bashës nga protesta, gabim politik i Berishës
Haxhiu: BE përdor liberalizimin e vizave si mjet për t’i bërë presion Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta