VIDEO | Nis seanca për Nuredin Dumanin, forca policie tek spitali i Traumës
Mesditën e së premtes ka nisur seanca për dhënien e masës së sigurisë për Nuredin Dumanin. Seanca po zhvillohet në Spitalin e Traumës, ku i arrestuari po merr mjekim për plagosjen në shpinë.
Forca të shumta policie janë të pranishme në këtë spital. Gazetari Eni Ferhati raporton se Nuredin Dumani ka kaluar periudhën e rrezikut.
Nuredin Dumani, një ndër personat më të kërkuar nga policia, u kap të martën gjatë një aksioni të RENEA-s.
Ai dyshohet se ka kryer atentatin në Elbasan, ku një BMW u qëllua gjatë lëvizjes me rreth 20 plumba. Brenda makinës dyshohet se udhëtonte kundërshtari i tij, Talo Çela, gjithashtu i shumëkërkuar nga policia.
Nga shkëmbimi i zjarrit, Dumani mbeti i plagosur. Ai arrestua pak orë më vonë në një banesë në Fier.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës