“Policia humbi kontrollin”, thotë ish-ministri për arrestimin e Bllakos
“Policia gjatë ditës së djeshme ka humbur kontrollin mbi këtë operacion, por nuk do ta pranojë”. Kështu deklaroi ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani për vetëdorëzimin në polici të ish-deputetit të PS-së, Alqi Bllako.
“Njoftimi i SPAK është i sakti, i duhuri sepse SPAK i referohet dokumenteve zyrtare. Në dokumentet zyrtare rezulton ora 3 e mëngjesit ora e ekzekutimit të vendit të gjykatës. Opinioni publik duhet të besojë SPAK”, u shpreh Manjani.
Ai nënvizoi se lëvizjet kanë qenë për një tentative për t’u larguar drejtësisë, por mesa duket ka qenë e dështuar.
Mëngjesin e së martës SPAK përgënjeshtroi Policinë e Shtetit për vetë-dorëzimin e ish-deputetit të Partisë Socialiste, Alqi Bllako.
Sipas SPAK, Bllako u dorëzuar vetë në Drejtorinë e Policisë së Tiranës në orën 03:30 të datës 1 prill dhe jo mbrëmjen e 31 marsit, siç u njoftua nga Policia e Shtetit.
Bllako akuzohet për shpërdorim detyre dhe korrupsion për çështjen e inceneratorit të Fierit.
LEXONI GJITHASHTU:
Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
“Të bashkuar në dhimbje, të bashkuar në detyrë”, mesazhi i shpërndarë nga punonjësit e policisë për kolegun e vrarë
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
- 13:30 Plumba mbi policinë, vritet efektivi në krye të detyrës, plagoset kolegu i tij
- 13:28 Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja të karburanteve, sa do shitet nafta dhe benzina
- 13:22 Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë