Gazetari Dervishi tregon çfarë ndodhi në 12 orët e zhdukjes së Bllakos

1 Prill 2022 | 17:33

Alqi Bllako i ka ikur mbulimit të syrit të policisë gjatë 12 orëve kur në media nuk kishte asnjë informacion për vendndodhjen e tij.

Këtë pretendoi gazetari Ferdinand Dervishi në emisionin ‘Sot’ në Euronews Albania.

Ai ndau informacionet që kishte mundur të siguronte se Bllako gjatë kësaj kohe ishte shpërngulur në një banesë tjetër.

Ish-deputeti, sipas Dervishit, ishte dorëzuar në polici vetëm pas negociatave të gjata me persona të nivelit të lartë politik.

“Ky njëri i ka ikur mbulimit të syrit të policisë, është shkëputur dhe është fshehur në një banesë, ku ka ndërruar edhe numrin e celularit. Numrin tjetër, personazhe të ndryshme, që janë persona politikë e kishin. Janë futur dhe kanë nisur të negociojnë me të pasi u ngrit alarmi në Tiranë dhe do ishte shumë e rëndë nëse ai do të zhdukej. Unë mësova se një njëri, edhe më i fuqishëm se një ministër, ka marrë përsipër negociatat dhe e ka bindur të vetëdorëzohet. Por nuk dihet se çfarë negociatash janë bërë”, tregoi Dervishi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

‘1 milion euro xhiro në ditë’, gazetari: Vis Martinaj fitime kolosale me bastet

Gazetari Ferdinand Dervishi tha se Ervis Martinaj kishte lidhje me elementë të botë së krimit në të gjithë Shqipërinë për shkak të biznesit të tij...
19:54 | 30/09/2022

Kush po publikon fotot e Vis Martinajt, gazetari: Jemi në fazën e mitizimit

Disa foto të panjohura të Ervis Martinajt janë duke qarkulluar në rrjet, duke shtuar misterin rreth zhdukjes së mbretit të lojërave të fatit. Gazetari Ferdinand...
19:31 | 30/09/2022

Balluku: Heqja e fashës 800 kwh për tetorin, falë qytetarëve

Është marrë një vendim në fillim të muajit shtator sa i përket vendosjes së fashës 800 kwh dhe e kemi argumentuar këtë vendim. Nuk ka...
18:52 | 30/09/2022