Nis seanca në Gjykatën e Posaçme për Alqi Bllakon
Nis seanca në Gjykatën e Posaçme për ish-deputetin e Partisë Socialiste Alqi Bllako për verifikimin e masës së sigurisë “arrest me burg”.
Në seancë është paraqitur avokati i ish-deputetit, Sokol Haizaj.
Bllako u vetëdorëzua ditën e djeshme në Policinë e Shtetit pas urdhër-arrestit të lëshuar nga SPAK.
Ai akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre për aferën e inceneratorit të Fierit.
Bllako dhe ish-ministri i Mjedisit Lefter Koka akuzohen se kanë falsifikuar dokumentin për llojin e tokës ku do të ndërtohej inceneratori i Fierit.
Ata ia kanë paraqitur qeverisë sikur ndërtesa e inceneratorit do të bëhej në tokë truall. SPAK ka provuar se ajo është ndërtuar në tokë arë, vlera e së cilës është më e lirë. Ky falsifikim i ka sjellë buxhetit të shtetit një dëm prej rreth 140 mijë eurosh.
LEXONI GJITHASHTU:
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
SHBA-të shtrëngojnë kontrollin para Kupës së Botës, mbikëqyrje e veçantë për delegacionin iranian
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi