Raste sporadike me COVID-19, Ilir Alimehmeti: Situata pritet të jetë e ngjashme në ditët në vazhdim

19 Maj 2020 | 15:38

Prej rreth tre javësh nuk ka viktima mes të infektuarve me COVID-19, ndërkohë që të sëmurët nëpër spitale janë pakësuar.

Epidemiologu, Ilir Alimehmeti analizoi për Euronews Albania situatën duke përcjellë siguri se situata po tregon sinjale pozitive.

“Duke parë shtetet e tjera, kurba pandemike zgjat rreth 10 javë. Në Shqipëri kanë kaluar rreth 11 javë dhe tashmë është e pritshme që të kemi shifra sporadike dhe jo më vatra,” – tha mjeku Alimehmeti duke u shprehur se edhe vatrat që u pikasën në fundjavë, ishin lehtë të gjurmueshme pasi ndodhën kryesisht në fasoneri.

Prej 19 ditësh nuk ka asnjë viktimë me COVID-19 në Shqipëri, ndërsa ka vetëm 15 persona të shtruar në spitale.

Kështu ditët në vazhdim nuk pritet më e njëjta prirje epidemike sikurse në muajin mars, ndërsa rënia e të sëmurëve rëndë në spitale solli dhe mbylljen e spitalit COVID-2.

I pyetur rreth rrezikut që mund të shfaqin grumbullimet në tubime, mjeku Alimehmeti tha se është vështirë për t’u përcaktuar, dhe nëse në javët në vazhdim do të ketë raste, do të duhet të testohen forcat e policisë.

“Nuk e ndajmë dot, nëse është i hapjes, apo i situatës së protestave në dy ditët e fundit, pasi popullsia e përgjithshme e cila ka përfituar nga lehtësimi i masave është shumë më e madhe se ajo e angazhuar në protesta,” – analizoi mjeku

Klasifikimi me zona i masave të kufizimeve në qytete ka bërë që Tirana të mbetet me ngjyrë të kuqe.

Alimehmeti u shpreh se ecuria e epidemisë në vendin tonë ka qenë e butë. Ai tha se nëse do të përdoreshin përcaktimet e vendeve të tjera, Tirana nuk do të kalohej kurrë në kushtet për t’u vendosur si zonë e kuqe.

“As rastet e reja nuk i kemi pasur në numër të madh, por indikatori i vërtetë është regjimi spitalor, sa të sëmurë ka atje dhe ne kemi parë që ai ka mbajtur mirë,” – tha epidemiologu.

I pyetur nëse është më e nevojshme gjendja e fatkeqësisë natyrore deri më 23 qershor, mjeku tha se aktualisht statistikat nuk i japin logjikë epidemiologjike që të kemi gjendje në fuqi.

Megjithatë mjeku theksoi se virusi nuk është zhdukur edhe pse aktualisht po shfaq shenja të dobëta. Ai paralajmëroi se si virus respirator, ka tendencë që të zhduket në stinat e ngrohta dhe të rikthehet në vjeshtë.

 

Lexoni gjithashtu:

Mbërrijnë 11 mijë teste të reja, Manastirliu: Intensifikim gjurmimit të rasteve me COVID-19

COVID-19 në Shqipëri, vetëm 1 rast i ri në 24 orët e fundit

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e pestë e protestës, qytetarët marshim në Tiranë

Qytetarë dhe aktivistë pritet të zhvillojnë këtë të enjte protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti turistik në zonën e mbrojtur...
20:18 | 04/06/2026

“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)

Qindra qytetarë dhe aktivistë janë bashkuar edhe këtë të enjte në protestën e radhës kundër ndërtimit në Zvërnec. Protestuesit mbajnë në duar flamuj të Shqipërisë...
19:47 | 04/06/2026

Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec

Protesta e qytetarëve në Vlorë ka vijuar edhe sot pranë Sheshit të Flamurit. Ndryshe nga ditët e mëparshme, pjesëmarrja është raportuar më e ulët, ndërsa...
19:39 | 04/06/2026