Moska nis hetimet për ‘Bucha-n’: Inskenim për të diskredituar ushtrinë ruse
Kryetari i Komitetit Hetimor të Rusisë, Alexander Bastrykin, udhëzoi agjencinë e tij të hënën të analizojë raportet për vrasjet e civilëve në Bucha, në periferi të Kievit, raportoi CNN.
“Sipas informacioneve tona, me qëllim diskreditimin e personelit ushtarak rus, Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës shpërndau në mediat perëndimore video të filmuara në qytetin Bucha, rajoni i Kievit, si dëshmi e masakrës së civilëve”, lexohet në një deklaratë të Komitetit Hetimor.
Imazhet tronditëse të trupave të civilëve të gjetur në rrugët në Bucha, pas tërheqjes së forcave ruse, kanë shkaktuar reagime të shumta ndërkombëtare.
Ministri i Brendshëm i Ukrainës tha të hënën se ai priste që numri i trupave të civilëve të gjetur në rajonin e Kievit të shkonte në qindra, duke cituar informacione paraprake.
Komiteti Hetimor i Rusisë ka një histori hetimesh të motivuara politikisht, duke përfshirë ndjekjen e çështjeve penale kundër liderit të opozitës ruse, Alexey Navalny. Mbrojtësit e të drejtave të njeriut i kanë përshkruar ato hetime si një fushatë të persekutimit politik të fshehtë.
LEXONI GJITHASHTU:
“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve
Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev
Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje
- 11:06 Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s
- 10:53 U merrte lekët qytetarëve dhe nuk ua riparonte makinat, arrestohet pronari i një servisi në Tiranë! Tentonte edhe t’i shiste mjetet
- 10:19 Përhapja e propagandës, Letonia ndalon librat, gazetat dhe videolojërat nga Rusia dhe Bjellorusia
- 10:02 Dy tërmete godasin jugun e Italisë, sa ishin magnitudat?
- 09:27 Moti i keq përfshin Lubinjën në Gramsh, breshëri shkakton dëme të mëdha në bujqësi dhe tokat e mbjella