Mesazhi i Alibeajt pas akuzave për negociata me PS-në për presidentin
Deputeti Enkelejd Alibeaj ka mohuar akuzat para deputetëve demokratë se ka negociuar me Partinë Socialiste për zgjedhjen e presidentit.
Gazetarët e Euronews Albania kanë parë mesazhin që Alibeaj u ka dërguar deputetëve në grupin e ‘What’s app’, ku sqaron se nuk ka ndodhur asnjë takim për çështje negociatash për përzgjedhjen e presidentit.
Të gjitha akuzat, Alibeaj i ka quajtur të stisura.
“Ju sqaroj se nuk ka ndodhur ndonjë takim imi, as imagjinar, as në titull personal e jo më emër të grupit, me ndokënd për çështje negociatash për ndonjë çështje. Siç edhe është organizuar veprimtaria e grupit parlamentar tonit, për çdo çështje të agjendës parlamentare, apo organizative, gjithçka është e mbetet kompetence e mbledhjes se grupit parlamentar”, shkruan ndër të tjera ai.
Javën e kaluar, kreu i grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla deklaroi se socialistët kanë nisur konsultimet për presidentin.
Ndërsa, Sali Berisha tha se nuk do të votojnë asnjë kandidat të Ramës për president.
LEXONI GJITHASHTU:
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq