Qeveria ngre bord për rritjen e çmimit të ushqimeve
Qeveria ngre një bord për rritjen e çmimit të ushqimeve, pas ngritjes së bordit për çmimet e karburanteve.
Ky vendim erdhi pasi Banka e Shqipërisë dhe Ministria e Financave pohuan se kriza e çmimeve te larta do të zgjasë deri ne fund të vitit.
Këto institucione e shohin burimin e rritjes tek lufta Rusi-Ukrainë.
“Këto çmime do të vijojnë të mbeten të larta, të paktën dhe gjatë pjesës së mbetur të vitit 2022”, u shpreh guvernatori Gent Sejko të martën.
Familjet me të ardhura të ulëta janë të parat që do të ndjejnë vështirësitë në konsum, teksa po shohin inflacionin te kapërceje mbi 4%.
Për të ndalur thellimin e krizës tek këto familje, qeveria ka vendosur të kontrollojë tregjet përmes bordit.
“Inflacioni i ushqimeve do të jetë një dukuri që do të zgjasë më shumë se harku kohor i këtij viti. Kjo është një nga arsyet kryesore për ngritjen e këtij bordi”, tha ministrja e Financave Delina Ibrahimaj.
Bordi i ushqimeve do të rregullojë çdo javë çmimet për miellin, orizin sheqerin dhe vajin.
Ky është komisioni i dytë pas atij të karburanteve, dhe qeveria po planifikon të kontrollojë me të njëjtën metodë edhe inputet bujqësore.
Në këtë krizë çmimesh, ekonomia shqiptare parashikohet te rritet rreth 3% këtë vit.
LEXONI GJITHASHTU:
Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 10:45 Autori ish-ushtarak bënte qitje në pyll, pamje nga vendi ku u vra polici në Maliq (VIDEO)
- 10:30 Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 10:27 LIVE- Efektivi i policisë vritet në krye të detyrës në Maliq, plagoset kolegu. Reagimet e politikës
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës