Kushtet e punës detyrojnë stafin mjekësor që të largohet, thotë mjeku Shehu
“Arsyeja kryesore përse mjekët dhe infermierët shqiptarë largohen për të punuar në Gjermani, është ajo ekonomike, por edhe kushtet e punës”.
Kështu u shpreh për “Euronews Albania”, mjeku shqiptar në Hamburg, Alk Shehu.
“Arsyeja kryesore është padyshim arsyeja ekonomike, por nuk është e vetmja. Janë kushtet, mënyra e punës, si dhe garancitë që jep shteti ose institucioni ku ata punojnë, të cilat luajnë një rol të rëndësishëm”, shtoi Shehu.
Mjeku nënvizoi se prej 6 vitesh stafi mjekësor po largohet masivisht nga Shqipëria.
“Stafi mjekësor, në veçanti mjekët dhe infermierët prej më shumë se 6 vjetësh, tentojnë dhe kanë ikur drejt Gjermanisë. Nëse shikojmë statistikat, në Shqipëri për 1000 banorë ka 1,1 mjek ndërsa norma europiane është 4,4 mjekë për 1000 banorë. Kosova ka 2,7 mjekë për 1000 banorë”, u shpreh mjeku.
Sipas tij, numri i mjekëve që dalin në pension, është më i madh se i atyre që diplomohen.
“Po largohen aq shumë mjekë dhe infermierë, saqë nuk po mbulohen numrat e atyre që dalin në pension. Në Shqipëri dalin në pension rreth 350-400 mjekë në vit, dhe universitetet diplomojnë 250-280 në vit. Edhe sikur ata që diplomohen të rrinin në Shqipëri, përsëri do të kishte nevojë shtesë.”, shtoi Shehu.
Numri i infermierëve që janë larguar nga Shqipëria në vitin 2021 është pothuajse i njëjtë me numrin e atyre që kanë marrë licencën për të ushtruar këtë profesion.
Pandemia në vitet 2019 dhe 2020 duket se frenoi largimin e infermierëve, por gjatë vitit të kaluar ky numër thuajse u trefishua.
LEXONI GJITHASHTU:
Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës