Robert Budina i përgjigjet Ramës: Basha dhe Kryemadhi janë si qytetarë në protestë
Regjisori i njohur, Robert Budina një nga pjesëtarët kryesorë të Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit i ka kthyer përgjigje disa prej akuzave të artikuluar sot nga Kryeministri, Edi Rama. Z. Budina duke folur në një intervistë për Euronews Albania, tha se, çështja e Teatrit Kombëtar nuk është politizuar pasi aktorët politikë i janë bashkuar protestës si qytetarë.
“Ne nuk themi ik, ne themi eja dhe përballuni me popullin. Ata kanë ardhur te kauza si qytetarë nuk kanë artikuluar kauza politike. Kanë thënë që marrim përgjegjësi. Edhe tani u bëj thirrje deputetëve socialistë dhe ta shikoni që nuk është kauzë e politizuar. Ajo kauzë do të rrijë e pastër dhe kush vjen aty merr të gjitha kostot e tij personale dhe i del për zot. Prezenca e tyre nuk do të thotë asgjë”, u shpreh z. Budina.
Ai e cilësoi si përpjekje diversion të qeverisë lidhur me deklaratën se aktorët kanë thënë se Europa Nostra do të financonte restaurimin. Z. Budina sqaroi se, Europa Nostra me specialistët e saj do të aplikonte për të thithur fonde për restaurimin. Tashmë që godina është shembur, regjisori tha se, aleanca kërkon rindërtimin siç ishte në formën nga jashtë.
“Nuk kemi thënë kurrë që paratë i jep Europa Nostara dhe ku është një diversion i qeverisë. Ashtu siç ishte dhe aty ku ishte bëhet fjalë për projektin e vitit 1930 të paktën nga pjesa e jashtme pastaj nga pjesa e brendshme do të jetë shumë herë më e mirë. Kryeministri është përpjekur që ta degjeneroi këtë kauzë”, tha regjisori.
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:37 Vuçiç konfirmon se do të shkojë në Mal të Zi për samitin BE-Ballkani Perëndimor
- 12:13 Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
- 12:12 SPAK shpall pretencën për një fraksion të dosjes “Revanshi”, kërkon 98 vjet burg për 7 të pandehur
- 12:10 Autobusi i linjës Durrës-Spitall përfshihet nga flakët në lëvizje
- 12:05 Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
- 11:55 Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë