BE miraton sanksione në fushën e energjisë ndaj Rusisë

7 Prill 2022 | 22:35

Bashkimi Evropian miratoi të enjten dritën paketën e pestë të sanksioneve ndaj Rusisë për pushtimin e Ukrainës, e cila për herë të parë prek sektorin e energjisë me ndalimin e importeve të qymyrit rus, si  dhe përmban embargon ndaj armëve ruse dhe ndalimin e eksportit të teknologjive në Rusi.

Në rezolutën e miratuar të enjten në sesionin plenar të Parlamentit Evropian në Strasburg, euro-deputetët kërkuan masa shtesë ndaj Moskës për shkak të agresionit të saj, përfshirë ndalimin tërësor të importeve të gazit rus.

Rezoluta u miratua me 513 vota pro, 22 kundër dhe 19 abstenime.

Dokumenti vë në dukje se një vendim i tillë duhet të shoqërohet nga një plan veprimi që synon garantimin e furnizimit me energji të BE-së, si dhe nga një strategji për lehtësimin e sanksioneve nëse Rusia nis të respektojë pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës brenda kufijve të njohura ndërkombëtarisht, apo nëse tërheq trupat nga territori i saj.

Rezoluta bën gjithashtu thirrje që Rusia të përjashtohet nga G20-a, OBT, UNESCO dhe një seri organizatash ndërkombëtare.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024