Biznesi në vështirësi për profesionist prej emigracionit, thonë ekspertët

8 Prill 2022 | 09:17

Shqipëria vuan për profesionistë, sepse të gjithë kanë mentalitetin se jashtë është “më mirë”.

Ylber Gjeta drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Shqiptare të Punësimit dhe Gjergji Gjika kryetar i shoqatës së fasonistëve thanë se nuk ka profesionistë dhe janë të paktë ata që kërkojnë trajnime për të marrë një zanat.

Sipas Gjikës, problemet dolën më shumë në pah pas tërmetit, pandemisë dhe tani prej krizës ekonomike.

“Sa më ndërtesë të dobët të kesh aq më shumë je i ekspozuar karshi lëkundjeve të tokës,” – tha Gjika.

Ai e cilësoi tragjike largimin e shqiptarëve nga vendi, ndërsa shtoi se kjo ndodh për shkak se vedni është bërë i pabanueshëm.

Me të njëjtin profesion sipas tij, dikush jashtë krijon një jetë shumë të mirë, ndërsa këtu edhe ata që trajnohen dhe janë të zotë, largohen sepse besojnë jashtë është jetë më e mirë.

Nga ana tjetër Gjeta tha se konkretisht për fasoneritë nuk ka shumë kërkesa.

“Jemi në mentalitet një shoqëri dembele sepse edhe një pllakashtrues mund të marrë pagë të kënaqshme, madje më shumë se një jurist i punësuar në shtet,” – tha ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Keni kujdes”, njoftimi i Ministrisë së Jashtme për shqiptarët në Gjirin Persik

Menjëherë pas sulmeve ajrore të Iranit ndaj bazave në Katar dhe Irak, Ministria e Punëve të Jashtme ka dalë me një njoftim urgjent për shqiptarët...
20:34 | 23/06/2025

Gratë e njohura presin flokët live, për herë të parë në një televizion në Shqipëri

Gratë në mbarë botën po bashkohen në protestë kundër qeverisë iraniane duke prerë flokët. Nismës i janë bashkuar edhe gratë shqiptare. Mëngjesin e ditës së...
08:41 | 19/10/2022

Eraldo Rexho: Pse ia kam lënë “seen” Arbana Osmanit

Gazetari i showbizit, Eraldo Rexha, është shprehur se në rrjetin social ‘Whatsapp’ ia ka lënë ‘seen’ moderatores Arbana Osmani. I ftuar në emisionin “Good Morning...
10:17 | 14/10/2022