Çernihiv, qyteti i shkatërruar prej javësh pa ushqim dhe elektricitet
Në qytetin Çernihiv, njerëzit mund të dalin nga strehat ku ishin strukur që prej 24 shkurtit për shkak të bombardimeve ruse.
Për javë të tëra, qyteti, i ndodhur 80 kilometra nga kufiri me Bjellorusinë, ishte i rrethuar. Atje nuk kishte furnizime dhe infrastruktura e dëmtuar do të thotë se është ende e vështirë të dërgosh ushqim në qytet.
“Të gjithë filluan të bërtisnin, të gjithë ishin të mbuluar nga pluhuri dhe tymi. Më pas dikush tha se ishim goditur nga një bombë. Një fqinji im, të cilit iu shkatërrua apartamenti, ndodhej në aneks në momentin e shpërthimit. Ai shpëtoi, por gruaja dhe vajza që ndodheshin në korridor vdiqën menjëherë”, u shpreh një grua.
Do të duhen të paktën 4 vjet për të riparuar Çernihivin, deklaroi të shtunën kryebashkiaku Vladislav Atroshenko. Ai raportoi se 70 për qind e qytetit ishte shkatërruar nga sulmet ruse.
“Këtu jetonin njerëz paqësore. Këtu ishte lagjja ime, ishte shtëpia ime”, tha një qytetare.
Fëmijët flasin për eksperiencën e tyre në streha. “Në fillim nuk ndihesha mirë, por më pas njoha shumë shokë dhe ishte më mirë. Por në të gjithë bodrumin nuk kishte energji elektrike”, tha një tjetër.
Pas tërheqjes së trupave ruse, disa dhjetëra njerëz u rreshtuan për të marrë bukë, veshmbathje dhe ilaçe jashtë një shkolle të dëmtuar, që shërben si pikë shpërndarjeje.
Çernihivi dikur kishte një popullsi prej 50 mijë banorësh, ndërsa sot kanë ngelur vetëm 3.700.
LEXONI GJITHASHTU:
Ukraina kërkon 6.6 miliardë euro nga fondi i paqes i BE-së për ndihmë ushtarake
Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse
Pas temperaturave të larta, stuhia e fuqishme godet Rumaninë! 1 viktimë dhe qindra shtëpi të dëmtuara
- 10:41 Një grup protestuesish mblidhen jashtë ambienteve të SPAK-ut, dorëzojnë “librin” ‘The Albanian Files’
- 10:40 Aksion i gjerë i Prokurorisë Speciale dhe Policisë në Kosovë, bastisen disa objekte, dyshime për pastrim parash
- 10:38 Braho në Komisionin e Reformës Zgjedhore: Hetimi i krimit zgjedhor duhet të ndjekë gjurmën e parasë
- 10:27 U aksidentua për vdekje në Pogradec, policia: 32-vjeçari po arratisej me makinën që kishte vjedhur
- 10:24 Investimet dhe integrimi europian, Rama takon kryeministrin e Landit Nordrhein-Westfalen
- 10:11 Sulme të koordinuara me bomba artizanale ndaj banesave të 3 zyrtarëve të Demokracisë së Re në Selanik, 5 të plagosur